Braçe publikon dokumentet: Tani është koha për të dhënë llogari për mashtrimin dhe vjedhjet me Call Center

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” , ish- zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar për mashtrimet e bëra me anë të rrjetit Call Center, në Tiranë.

Ndërsa ka publikuar disa dokumente nëpërmjet të cilave ai evidenton mashtrimet që sipas tij janë bërë masive, thekson se ka ardhur koha për të dhënë llogari.

“AMF, SHISH, Policia, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave të Pista dhe të tjera agjenci të cituara në këto dokumente duhet të thonë tani çfarë kanë bërë”, shkruan ai.

Statusi:

MASHTRIMI E VJEDHJA ME CALL CENTER,

E NJOHUR DHE E QARTE PREJ MAJ 2018!

TANI KOHA PER TE DHENE LLOGARI!

#Dokumentet ne foto jane te MAJ 2018;

I referohen seances degjimore per vleresimin e punes se Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare;

  1. Raporti i vleresimit te Komisionit te Ekonomise se Kuvendit;
  2. Protokolli i seances se pyetjeve dhe pergjigjeve ne Komisionin e Ekonomise se Kuvendit;
  3. Rezoluta e Kuvendit per vleresimin e punes se AMF.

Ne te treja dokumentet evidentohet MASHTRIMI prej nje rjeti te Call Center me zyra ne Tirane e jo vetem dhe me operim me tregjet e kapitalit; pohoet MASHTRIMI, pra pranohet; njoftohen masat e mara dhe agjensite ligjzbatuese qe duhet te kryenin detyrat e lena ne REZOLUTEN E KUVENDIT.

Por mesa duket MASHTRIMI jo vetem qe ka vijuar por edhe eshte zgjeruar, bere masiv dhe ka goditur ne Gjermani e Hollande.

TANI ESHTE KOHA ÇER TE DHENE LLOGARI;

AMF, SHISH, POLICIA, DREJTORIA E PARANDALIMIT TE PASTRIMIT TE PARAVE TE PISTA DHE TE TJERA AGJENSI TE CITUARA NE KETO DOKUMENTA DUHET TE THONE TANI CFARE KANE BERE, CFARE NUK KANE BERE, CFARE NUK KA FUNKSIONUAR DHE ARSYET PERSE!

Lexo edhe :  SPAK heton “Call Center-at”: Mashtrojnë qytetarët e BE-së me shuma të mëdha


Të fundit

Braçe publikon dokumentet: Tani është koha për të dhënë llogari për mashtrimin dhe vjedhjet me Call Center

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” , ish- zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar për mashtrimet e bëra...

“Xhepat plot para”/ Kapet “mat” spiuni shqiptar i rrjetit të prostitucionit në Itali

Një 41-vjeçar shqiptar në Itali u arrestua pasi dyshohet se është i përfshirë në një skemë prostitucioni. Teksa policia ka shtuar kontrollet në zonën e...

Qeveria gjermane mbështet financiarisht bashkinë e Cërrikut, e shpall modelin më të mirë për simotrat

Gjatë një inspektimi të imtësishëm që u janë bërë gjatë ditës së sotme në Bashkinë e Cërrikut investimeve të financuara nga Qeveria e Gjermanisë,...

U shkarkua nga shkalla e parë e KPK, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës

KPA ka kthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i cili u shkarkua nga shkalla e parë e KPK. Njoftim vendimi: Trupi gjykues i Kolegjit...

“Ballkani i Hapur”/ Rama i buzëqeshur në Beograd, Vuçiç i “shtron” darkën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur sonte në Beograd, ndërsa nesër do të bisedojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç si mikpritës dhe...

Lajme të tjera

Web TV