Buxheti 2022 / Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Duhet analizë për të gjitha kontratat e PPP-ve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Deputeti socialist Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave analizë për të gjitha kontrata koncesionare dhe cili është përftimi nga to.

“Koncesioni është instrument i vlefshëm kur kontratat zgjidhen me transparencë, me garë, kur merret çmimi më i mirë i mundshëm, dhe në rastet kur sektori është një sektor kur shtetit nuk bën dot asgjë. Por për sektor që kanë të bëjnë me sigurinë dhe fluksin e mallrave është e tepërt kontrata koncesionare. Shqetësimi im është monitorimi i kontratave, kush është efektiviteti i këtyre kontratave. E kam bërë 100 herë këtë pyetje dhe nuk kam marrë përgjigje”, tha Braçe.

“Kontratat koncesionare, pagesat e PPP janë në nivelin 3% të të ardhurave totale të mbledhura nga 5%”, tha ministrja Ibrahimaj.
Qeveria do të kontraktojë 1,7 miliardë euro koncesione të reja vitin e ardhshëm. Janë 7 kontrata të reja që janë listuar në projekt buxhetin 2022, ku koncesioni me vlerë më të madhe është ai i ndërtimit të një prej segmenteve rrugore, autostradës Milot-Fier me vlerë 1.4 mld euro.


Të fundit

Buxheti 2022 / Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Duhet analizë për të gjitha kontratat e PPP-ve

Deputeti socialist Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave analizë për të gjitha kontrata...

Rimëkëmbja e ekonomisë/ Sejko: Inflacioni u rrit, mbetet e pandryshuar norma bazë e interesit të lekut

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi sot raportin e politikës monetare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën...

Komisioni hetimor për 25 prillin/ PS kërkon informacion për strukturën e mbrojtjes së votës

Ka nisur mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Përfaqësuesi i PS Toni Gogu ka kërkuar informacion drejtuar Lulzim Bashës...

Bien shifrat e COVID-19/ MSH: 571 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 4132 testime kanë rezultuar 571 qytetarë të infektuar me COVID-19, teksa janë regjistruar 3 humbje jete në...

Sërish ndryshime në qeveri, Rama emëron një grua si zv/ministre e Arsimit

Kryeministri Rama ka bërë sërish ndryshime në qeveri. Mesohet se në mbledhjen e sotme të qeverisë është emëruar në detyrën e zv/ministres së Arsimit,...

Lajme të tjera

Web TV