“Haklajt kërcënuan gazetarin”/ Blendi Fevziu i lë të gjithë pa fjalë me rrëfimin publik: E vranë një ditë para afatit që na dhanë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Blendi Fevziu diskutoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ lidhur me historitë e personazheve të rrezikshëm të krimit në vend. Ndër të tjerë është specifikuar edhe emri i Fatmir Haklajt, i konsideruar si një nga njerëzit më problematikë të viteve ’90.

Fevziu ka treguar edhe historinë e kërcënimit të gazetarit Ferdinand Dervishi, nga ana e familjes Haklaj.

Sikurse ka pohuar vetë gazetari Dervishi në studio, në artikullin e asaj kohe për revistën “Klan” përmendej për herë të parë publikisht se vrasësi i Azem Hajdarit ishte nga Haklajt.

“Në gusht të vitit 1999 kur u bë shumë zhurmë në Tropojë dhe pasi Gani Malushi vendosi kontrollin, menduan në revistën “Klan” që të bënim diçka dhe u nis Fedja të shkonte në Tropojë. Shkoi, bëri një reportazh 4 faqe të jashtëzakonshëm dhe me t’u botuar reportazhi, u nisën 4 vetë nga fisi Haklaj dhe thanë: duam emrin e gazetarit sepse menduan, që Ferdinand ishte pseudonim.

Ne nuk e jepnim dhe u munduam të merrnin një vizë greke dhe Fedja të ikte në Greqi. Ata thanë: Duam vetëm një letër që gazetari të thotë se këto të dhëna ja ka dhënë Gani Malushi.

Ata na lanë një javë kohë, thanë që do vinin të premten dhe një ditë para se të vinin, ata u vranë”, ka treguar Blendi Fevziu.

Të fundit

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit politik mbi të cilin është...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

Lajme të tjera

Web TV