“Ia lanë hapur derën e qelisë dhe…”/ Artan Hoxha zbulon si iu fut krimit Aldo Bare: Pas arrestimit, e çuan deri në çmendje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion është trajtuar historia e disa personazheve të njohur të botës së krimit në vendin tonë, që kanë ushtruar ndikimin e tyre në disa qytete të vendit, duke ngjallur frikë dhe terror, dhe duke shkaktuar shumë viktima.

Gazetari Artan Hoxha ka folur për Aldo Baren që sipas tij tashmë e ka humbur pushtetin e viteve të shkuara, dhe tregon si u bë e mundur kapja e tij, me ardhjen e PD në pushtet. Hoxha tregon se ndaj Bares ka pasur një presion të jashtëzakonshëm, deri në kapjen e tij.

Sipas gazetarit, Aldo Bare është detyruar që të futet në rrugën e krimit për shkak të vrasjes së vëllait të tij.

“Me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, ndaj Aldo Bares ka pasur një kontroll të jashtëzakonshëm, tokë e djegur. Nuk i lanë vend pa kontrolluar, u izolua Lushnja, mbylleshin lokalet që në orën 06:00 të pasdites, u infiltruan njerëz, derisa u gjet vendndodhja, shërbimet ushtarake italiane e lokalizuan, e sollën lidhur këmbë e duar, ai me dorën e vetë nuk ka bërë asgjë.

Ai ka shpëtuar disa herë, përdorte pasaportë maqedonase, kishte marrë vizë si anëtar i lidhjes së shkrimtarëve. Aldo Bare në pjesën e intelektit ngeli në atë lloj llumi. Atij iu vra vëllai, kjo e ka detyruar që të futet në atë lloj bote.

Aldo Baren e kanë izoluar në burg, izolim total total, e çuan deri në çmendje, nuk e lejonin që të takonte asnjë familjar. Aq sa kur është arratisur Admir Tafili në burg, ia kanë lënë derën e sektorit hapur, dhe nuk ka tentuar asnjëherë që të arratiset nga burgu. Po të shohësh ngjarjet në Lushnje janë duke u goditur të gjithë njerëzit e tij. Nuk ka as 1 milionë euro për të dalë nga burgu, që ti shpëtojë burgimit të përjetshëm”, u shpreh Hoxha.

Lexo edhe :  Hap i madh për Kosovën/ Votohet sot anëtarësimi në Këshillin e Evropës

Alfred Shkurti, ish-speciali i forcave RENEA, ose i njohur ndryshe si Aldo Bare, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV