Pastërtia e figurës/ Bie nisma e PD-së, PS kundër vettingut të politikanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në mënyrë indirekte “shpalli” votën e tij kundër vettingut të politikanëve. Ai tha se Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të bërë pastërtinë e figurës së politikanëve. Gjithashtu kjo nismë e PD-së edhe nga aktorë të tjerë politik dhe të shoqërisë civile është parë si tentativë për të mbuluar problemet e brendshme.

Reforma territoriale dhe ajo zgjedhore mund të jenë dy reforma që mund të përqafohen nga Partia Socialiste, ndërsa vettingu i politikanëve duket e vështirë që të pranohet nga mazhoranca parlamenetare. Të paktën kështu e la të nënkuptohej nga Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Socialiste. Në një komunikim me median Damian Gjiknuri komentoi propozimet që ka dërguar opozita në Kuvend, ku përveç dy reformave ajo zgjedhore e territoriale kërkohet edhe vettingu i politikanëve. Sa i takon kësaj të fundit, Gjiknuri u shpreh se Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për pastërtinë e figurës së politikanit, duke e thënë në mënyrë indirekte se ai është kundër, duke specifikuar se legjislacioni shqiptar ka mekanizma të mjaftueshëm për pastërtinë. “Unë e dhashë përgjigjen time pak më parë. Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të bërë pastërtinë e figurës së politikanëve. Ne kemi ILDKPI për deklarimin e pasurisë, është ligji i dekriminalizimit si dhe është dhe vota e qytetarëve në fund”, tha Gjiknuri. Duket se Partisë Socialiste nuk i intereson që të bëhet vetting i posaçëm për politikanët e të majtës dhe të djathtëës ashtu siç u bë vettingu tek gjyqtarët, prokurorët dhe në Policinë e Shtetit.

Reforma zgjedhore

Për sa i përket Reformës Zgjedhore, ku dhe ai është bashkëkryetari i propozuar nga socialistët, Gjiknuri, theksoi se PS pret të vijë opozita dhe së bashku të caktohen sa më parë grupet e punës si dhe bashkëkryetari. “Unë në fakt pres të vijë opozita dhe të caktojnë dhe njerëzit e tyre për Reformën Zgjedhore. Ka një eksperiencë si nis Reforma Zgjedhore, ajo nis nga rekomandimet e OSBE-ODHIR. Ne i kemi tashmë rekomandimet e OSBE-ODHIR dhe le të fillojmë nga puna”, vijoi Gjiknuri. Gjithashtu Gjiknuri tha se PS është e gatshme të futet në garë në të gjitha bashkitë, ku do të shpallen zgjedhjet lokale nga gjykata Kushtetuese dhe që do të dekretohen nga presidenti. “Patjetër që Partia Socialiste është e gatshme të konkurojë në të gjitha bashkitë që do të ketë zgjedhje dhe që do të dekretohen nga presidenti”, tha Gjiknuri.

Lexo edhe :  Berisha: Sot dita e historisë për NATO-n, fillimi i betejës për lirinë e Kosovës!

Takimi me ambasadorine OSBE

Pasi Partia Socialiste e propozoi për bashkëkryetar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me ambasadorin e OSBE-së, Vincenzo Del Monaco, ku në qendër të diskutimeve ishte Reforma Zgjedhore. Me anë të një postimi në Facebook, Gjiknuri thotë se PS është e gatshme për të filluar sa më shpejt punën, me synim adresimin e rekomandimeve të ODIHR. Ai thotë se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme mes mazhorancës dhe opozitës, Parlamenti ka një historik të pasur të frymës së dialogut dhe bashkëpunimit përsa i takon Reformës  Zgjedhore. Po ashtu, Gjiknuri i ka kërkuar OSBE ndihmë me ekspertizë te specializuar. “Me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z.Vincenzo Del Monaco, diskutuam mbi procesin e pritshëm të Reformës Zgjedhore. Theksova gatishmërinë e Partisë Socialiste për të filluar sa më shpejt punën, me synim adresimin e plotë të të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme mes mazhorancës dhe opozitës, Parlamenti ka një historik të pasur të frymës së dialogut dhe bashkëpunimit përsa i takon Reformës  Zgjedhore. Kërkova mbështetjen e OSBE për të ndihmuar procesin e reformës, me ekspertizën e specializuar të ODIHR-it”, shkruan Damian Gjiknuri”, shkruan Damian Gjiknuri. Po ashtu në tavolinën e diksutimit është edhe reforma territoriale që sipas opozitës ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen paketë dhe jo copa-copa.

Manja: Ndëshkohen noteret që abuzojnë me ligjin

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se “pastrimi fillon nga vetja” gjatë takimit me kryetaren e Dhomës së Noterëve znj. Mimoza Sadushi. Për Ministrin e Drejtësisë nuk ka qëndrim të dytë për ata noterë që shërbimin dhe besimin ndaj publikut e kthejnë në pazar në kurriz të ligjit dhe qytetarëve. “Çdokush do të përgjigjet para drejtësisë, duke qenë jo vetëm subjekt i drejtorisë përkatëse të profesioneve të lira në ministri, por edhe të Drejtorisë Antikorrupsion”, është shprehur Manja. Më pas të dy zyrtarët, ranë dakort për rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy institucioneve, me qëllim përmirësimin progresiv në çdo aspekt të marrëdhënies që noterët kanë me qytetarët përgjatë punës së tyre.

Të fundit

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14...

Lajme të tjera

Web TV