Rimëkëmbja e ekonomisë/ Sejko: Inflacioni u rrit, mbetet e pandryshuar norma bazë e interesit të lekut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi sot raportin e politikës monetare.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën për shtyp të së mërkurës tha se “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pasi diskutoi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe ecurinë e pritshme të tyre, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 0.5 %”.

Sejko theksoi se mbeten të pandryshuara normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në 0.1 % dhe 0.9 %.

Kreu i Bankës Qendrore vuri në dukje se, “politika monetare mbetet e përshtatshme për mbështetjen e rritjes ekonomike në horizontin kohor afatmesëm, në funksion të rikuperimit të qëndrueshëm të aktivitetit ekonomik dhe të kthimit të inflacionit në objektiv 3% në vitin 2022”.

 

“Këshilli Mbikëqyrës mori në shqyrtim dhe miratoi raportin 3-mujor të politikës kombëtare. Informacioni i ri i marrë në analizë tregon se ekonomia shqiptare po vijon të rimëkëmbet nga goditjet e marra nga tërmeti dhe pandemia. Kjo ecuri vihet re në rritjen e vëllimit të aktivitetit ekonomik, në zgjerimin e punësimit dhe rritjen e pagave, në përmirësimin e bilanceve financiare në sektorin privat si dhe në rritjen e qëndrueshme të kredisë bankare.Informacioni i ri tregon rritje të inflacionit si në ambientin e huaj ashtu dhe në ambientin e brendshëm. Rritja e inflacionit u diktua kryesisht nga goditjet e ardhura si pasojë e disbalancës së kërkesës dhe ofertës në tregjet ndërkombëtare. Ndonëse në rritje, presionet e brendshme për rritjen e pagave, punësimit dhe të inflacionit janë ende të moderuara. Ekonomia shqiptare do vazhdojë të rritet në horizontin afatmesëm e mbështetur nga stimuli monetar, duke krijuar premisa për kthimin e qëndrueshëm të inflacionit objektiv brenda vitit të ardhshëm.Inflacioni erdhi duke u rritur në 3-mujorin e tretë, në masën 2.4%. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit 0.5%Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se materializimit i skenarit bazë, i forimit të rimëkëmbjes do të kërkojë normalizimin gradual të politikës monetare gjatë 3 muajve në vijim”, deklaroi Sejko.

 

Të fundit

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Lajme të tjera

Web TV