Analisti Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë ne emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, duke thënë se Sali Berisha ka dashur që ta vrasë, bëhet fjalë për vitet 1997. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Denis Minga, ai e ka quajtur veten “viktima e Berishës që ka jetuar rastësisht”, e ndërsa flet edhe për një listë që ishte e përberë nga rreth 20 emra që ishin bërë gati për t’u ekzekutuar.
“Berishën e kam këshilluar miliona herë, jam armiku i tij i shpallur prej tij, jam viktima e tij që ka jetuar rastësisht, me të thënë të vërtetën mund të isha tek ata ku i ka dërguar të tjerët, ka pasur tentativa shpesh herë për zhdukjen time, në 1997 kam qenë numri një në listat e Shaban Memisë për t’u vrarë pa paralajmërim, ishin nja 20 veta në listë, dhe unë jetova në Vlorë”, tha Çupi.