U ndalua nga forcat “Shqiponja”/ Por tentoi të ikte nga mjeti, arrestohet i riu që lëvizte i armatosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Burime zyrtare bënë me dije se Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për verifikim një mjet në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”.

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” janë vënë në ndjekje të personit, dhe brenda pak minutave ndjekjeje, kanë kapur dhe prangosur shtetasin Sh. M, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të çantës së dorës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe dy krehër me fishekë luftarak.

I riu akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Hoxha zbardh vrasjen/ Si Artan Tafani ekzekutoi ish-pjesëtarin e grupit të Aldo Bares

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një nga vrasjet, ku ka marrë pjesë Artan alias Marjus Tafani, i penduari i...

Artan Hoxha: Laert Haxhiu ndante para me policët, ja lidhjet e fuqishme me autoritetet

Artan Hoxha, ka folur për Laert Haxhiun, grupi i të cilit u ekspozua për të paktën gjashtë vrasje, pas rrëfimeve të Artan Tafanit.  I ftuar...

Hetimet ndaj Arben Ahmetajt/ VOA: Prokuroria e Posaçme paralajmëron surpriza

Në Shqipëri, burime të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar thanë të enjten se hetimet ndaj ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj...

Ja cilat janë 30 figurat më të rëndësishme të Historisë

Historia është plot me personazhe që kanë transformuar historinë e njerëzimit. Sot bota është ajo që është falë mendimeve, ideve apo veprimeve të tyre....

Vidhnin nëpër vila ora luksoze, stoli e shufra ari, në pranga 5 shqiptarë

Policia ka arrestuar në Itali 5 shqiptarë, 1 maqedonas dhe 2 italianë, të cilët vidhin nëpër vila dhe aparta,ente, ora luksoze, stoli dhe shufra...

Lajme të tjera

Web TV