Arrestohet në Rinas gruaja nga Emiratet, trafikonte të huajt drejt Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 36-vjeçare polake, rezidente në Emiratet e Bashkuara Arabe, është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohet se trafikonte shtetas të huaj në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të BE, nëpërmjet agjencisë së saj të udhëtimit. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se po ashtu janë proceduar edhe 13 shtetas nga Bangladeshi.

Mësohet se në pranga ka rënë Aleksandra Drzewiecka, e cila në bashkëpunim me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nën siglën e një kompanie udhëtimesh, siguronin udhëtimin e shtetasve të huaj drejt vendit tonë, të cilëve më pas iu siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

U proceduan penalisht: O. M., 30 vjeç, M. S., 24 vjeç, M. H., 24 vjeç, A. A., 26 vjeç, R. Sh., 21 vjeç,Sh. A., 38 vjeç, T. M., 32 vjeç, K. K., 37 vjeç, J. A., 31 vjeç, F. H., 33 vjeç, A. S., 23 vjeç, M. R., 24 vjeç dhe R. A., 24 vjeç.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Efektet mbresëlënëse të kafesë kundër rrudhave

Studimet konfirmojnë se kafeja është një aleat kundër plakjes së lëkurës falë vetive të saj antioksiduese dhe anti-inflamatore. Të...

Nuk i dha 10 ditë raport mjekësor, pacienti bën për spital mjekun në Itali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mirandola të Italisë, ku një mjek është dhunuar barbarisht nga një pacient. Ai kishte kërkuar 10 ditë...

Nga rritja tek shpërndarja e bonusit/ Ndryshime që do sjellë skema e re e pensioneve

Shumë shpejt do të aplikohet një skemë e re për pensionet, por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në...

Fashat e reja/ Rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja të energjisë për furrat dhe për pastiçeritë, që do të hyjnë në fuqi më 1...

Veliaj në Kavajë: Sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme, do fitojmë 5-0

Në vijim të procesit për hapjen dhe energjizimin e Partisë Socialiste, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim...

Lajme të tjera

Web TV