Ekonomia ka nevojë për politikë energjetike të rinovuar për të maksimizuar sinergjitë pozitive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

Frika e shtrenjtimit të jetesës është një kujtesë se ecja përpara dhe ekonomia ka nevojë për energji të bollshme. Pa të faturat bëhen të papërballueshme dhe bizneset ngecin. Frika e rritjes së çmimeve ka ekspozuar gjithashtu probleme më të thella të politikave afatgjata, duke përfshirë investimet e pamjaftueshme në burimet e rinovueshme dhe lëndët djegëse (hidrokarburet), zbatim i çalët reformimit dhe zgjerimit të sektorit, rritja e rreziqeve gjeopolitike dhe integriteti i dobët në garantimin e sigurisë energjitike. Thënë me faktet reale të ndikimeve në konsumin tonë ditor, vetëm 1/5 e frikës për rritjen e çmimit të energjisë është e importuar nga kriza aktuale e botës që na rrethon direkt dhe indirekt. Por, ndërkohë 4/5 (80%) e frikës duhet të ketë shpjegimin e vet që duhet kërkuar tek efektet e politikave dhe reformave të sektorit energjetik (megjithëse jo vetëm ky sektor), që tashmë kanë ulur shpejtësinë e tyre të zbatimit dhe nuk po e japin efektin e pritshëm. Tregjet e vogla si Shqipëria janë të prekshme nga goditjet dhe natyra e përhershme e disa ndikimeve që vijnë nga tregu global.

Sidoqoftë dhe minimalisht, kostoja e pritshme do të jetë inflacion më i lartë dhe rritje më e ngadaltë në vitin 2022, për aq kohë që qeveria do të ngurrojë të përgjigjet duke riformatuar tregun dhe politikat e sektorit të energjisë. Në këtë moment, kur bota rrotullohet jo gjithmonë sipas dëshirës së politikës, është e nevojshme që politika mbi energjinë të ribëjë Strategjinë e Sektorit Energjetik 2018-2030 dhe aktet që mbështetin atë duke synuar tashmë për më shumë rezerva energjetike, njësoj si bankat që mbajnë kapital rezervë për garantimin e likujditeteve në tregun monetar.

Por, njësoj si me sistemin monetar, i cili ndryshon në përshtatje me tregjet, po ashtu duhet të veprojë edhe energjitika. Kjo vlen, së pari për të bërë dallimin me mandatin e dytë, i cili ishte një “pushim” i pakuptimtë për zhvillimin e politikave energjetike. Së dyti, në vend të këtij “gjumi” të reformës, i cili po vijoi të ruajë këtë status quo do të kthehet në regres për sektorin, nevojitet një politikë e rinovuar drejt modelit të një zhvillimi të qëndrueshëm të energjisë. Ky formatim i ri ka më shumë gjasa të ketë sukses nëse ai do të kontribuojë në përmbushjen e objektivave të tjera të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik. Qeveria duhet të shikojë politikat për të maksimizuar sinergjitë pozitive aty ku ato ekzistojnë dhe për të analizuar krijimin e stimujve për shkurtimin e kostos.

Lexo edhe :  Rita Petro: Ndonjëherë, edhe dashuria blihet me para

Perspektiva aktuale e energjisë është sfiduese për të thënë të paktën që duhet të mbyllen ato masa që janë parashikuar në dokumentin e konsolidimit financiar, burimeve të energjive të rinovueshme, si dhe objektivat afatmesme të përmendura në strategjinë e sektorit. Pavarësisht faktit që qeveria kryesisht do të merret me rritjen ekonomike, mbrojtjen e mjedisit ose sigurinë e energjisë është e qartë se një vazhdim i performancës aktuale të reformimit të sektorit të energjisë do të ketë shumë pasoja të padëshirueshme në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq do të rrezikojë kërcënime të rënda për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Institucionet mund të mësojnë nga përvoja e kaluar, të shmangin disa nga gabimet e politikave dhe të kenë një mundësi për të “kërcyer” drejtpërdrejt në qasje politike më të pastra dhe më efikase.

Për fat të mirë, shumë elementë thelbësorë të një tranzicioni të qëndrueshëm të energjisë mund të pritet të përzihen mirë me objektivat e tjerë kritikë të zhvillimit, të tilla si përmirësimi i shëndetit publik, zgjerimi i mundësive të punësimit, furnrnizimi i industrive prodhuese, zgjerimi i mbështetjes në burimet e brendshme dhe përmirësimi i bilancit tregtar të vendit. Kjo nuk do të thotë se qasjet më të pastra, si dhe më efikase jo si zakonisht mund të jenë zgjedhja e parë e qeverisë. Kompromiset e vështira mund të shmangen gjithmonë. Në terma afatshkurtër, edhe kur vendimet synojnë drejt një kosto efektive, siç është tashmë qasja për disa raste efikase, dështimet dhe barrierat e fuqishme të tregut shpesh qëndrojnë dhe munden ti presin rrugëtimin vendimeve të vështira. Ndryshimi i stimujve dhe kapërcimi i atyre barrierave që janë anashkaluar deri më sot, tani janë më shumë një çështje e vullnetit dhe koordinimit politik për të mos vijuar edhe në këtë mandat të ri qeverisës me sistemime të përshtatshme për të kaluar momentin.

 

 

Të fundit

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Kamionë dhe makina të përfshira/ Aksident masiv te Kthesa e Rinasit, çfarë ka ndodhur

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme tek Kthesa e Rinasit. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe kamionë. Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa...

Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur Durrësi po...

Lajme të tjera

Web TV