Konsensusi PS-PD, nis dhe ngec, ndërhyn Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është rikthyer si protagoniste duke u futur mes mazhorancës dhe opozitës si “ndërmjetëse” që palët të bashkëpunojnë. Edhe pse kryeministri Rama premtoi se nuk do të ketë “marrëveshje në anglisht”, ambasadorja iu la dje porosi në anglisht Ballës dhe Rushajt.

Kur partitë politike mundohen të gjejnë një gjuhë të përbashkët duket se gjatë punës tërhiqen, duke u futur sërish në llogoret e tyre duke folur si mazhorancë dhe opozitë. Duket se paketa Kushtetuese që do të ketë brenda sipas drafteve të lëna mbi tavolinë Reformën Territoriale atë Zgjedhore, Vettingun e politikanëve të hartuara nga opozita dhe zgjatjen e afeteve në kohë për anëtarët e Komisionit të Vettingut, nuk është vënë ende në vijë. Të dyja palët janë tërhequr. E para demokratët nga zgjatja e Vettingut dhe socialistët nga vettingu i politikanëve. Damian Gjiknuri e tha dy ditë më parë se shteti shqiptar e ka ligjin për pastërinë e figurës dhe nuk ka pse të ketë një vetting, ndërsa demokratët kundërshtojnë për zgjatjen e vettingut pasi ndryshimet do të diskutohen si paketë dhe jo veç e veç. Sërish ju mbetet klasës politike që të gjejë gjuhën e konsensuit me hir apo me pahir jo vetëm për ndryshimet kushtetuese por edhe për dy komisionet hetimore të cilat po zvarriten ende për procedurë.

Megjithëse kryeministri Edi Rama prej kohësh deklaron se nuk do të bëjmë dialog në anglisht, duket se ska pasur shumë të drejtë. Sa herë politika nuk gjen paqe, futet në lojë pikërisht “urdhëri” në gjuhën amerikane. Edhe pse ska folur me një gjuhë të ashpër, diplomatja amerikane i ka lënë mesazhet me ëmbëlsi. Ajo kërkon ndershmëri në qëndrimet mes palëve. Ambasadorja amerikane Yuri Kim pasi zhvilloi një takim me krerët e grupeve parlamentare të PS e PD, shkroi në faqen e saj në “Twitter” se palët duhet të diksutojnë dallimet me ndershmëri.

“Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur. Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj, për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative.” shkruan ambasadorja amerikane në tëitter. Nga ana tjetër, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë është vendi i duhur për zhvillimin dhe konsolidimin e dialogut politik dhe frymës së respektit të ndërsjelltë, duke diskutuar dallimet me ndershmëri dhe duke i ngritur përtej përkatësive partiake kur është e mundur. “Mikpritëm sëbashku me Kryetarin e Grupit të PD Alfred Rrushaj në Kuvendin e Shqipërisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Kuvendi i Shqipërisë është vendi i duhur për zhvillimin dhe konsolidimin e dialogut politik dhe frymës së respektit të ndërsjelltë, duke diskutuar dallimet me ndershmëri dhe duke i ngritur përtej përkatësive partiake kur është e mundur”, shkruan Balla. Partia Socialiste dhe ajo demokrati nuk po gjejne dot gjuhën për dy pika të rëndësishme sipas palevë: për zgjatjen e vettingut dhe vettingun e politikanëve. Por nga ana tjetër PS dhe qeveria e ka bërë “fakt” zgjatjen e vettingut, pasi në buxhet ka përcaktuar edhe “portofol shtesë” për komisionin.

Financimi i Vettingut

Qeveria ka parashikuar financim të plotë për organet e vetingut. Edhe pse mandati i përfundon në muajin qershor dhe zgjatja e afatit është futur në ngërç, fondi për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik do të jenë të plota. “Buxheti i vitit 2022 ka akomoduar kostot vjetore të institucioneve të drejtësisë duke përfshirë edhe politikat e reja për SPAK dhe BKH, si edhe financimin e plotë të institucioneve për rivlerësimin kalimtar të magjistratëve”, tha Ibrahimaj. Prezenca e Ministres së Financave në Komisionin e Ligjeve nuk kaloi qetë. Opozitarët kërkuan përgjigje për fondet që janë parashikuar për gjyqet e arbitrazhit, një çështje të cilën mazhoranca nuk pranoi që të hetohej nga parlamenti. “Arsyeja pse ne i publikojmë këto vendime që janë në proces dhe arsye pse i kemi pjesë të projektbuxhetit si kontigjencë, janë pikërisht për përgjegjshmërinë e Ministrisë së Financave që në rast se do të materializohet një apo dy apo tre apo do të përfundojë në total procesi i arbitrazhit, ne t’i përfshijmë në buxhet në momentin e parë”, shtoi ministrja. Pas shqyrtimit në parim, në Komisionin e Ligjeve do të vijnë titullarët e institucioneve të pavarura ku do të nisin negociatat për të marrë më shumë para nga arka e shtetit.

Hetimi i zgjedhjeve, Gjylameti: Rama nuk e ka problem të dëshmojë

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti tha se kryeministri Edi Rama nuk e ka problem të dëshmojë në komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, të ngritur me kërkesë të opozitës. “Nuk ka nevojë të dalësh në media e të thuash se do të thërrasësh me forcë kryeministrin, sepse Edi Rama e ka treguar se nuk e ka problem të shkojë”, tha Gjylameti. Ajo shtoi se synimi kryesor i PS-së në këtë komision është që të hetohen pretendimet e opozitës, dhe të dalë e vërteta. Por ajo hedh dyshime mbi synimet e opozitës në këtë komision. “Duket se më shumë duan të justifikojnë atë që ka ndodhur, sesa të vërtetën. Shpresoj të kthehemi në normalitet dhe në fund, opinioni të marrë përgjigjen që pret, të vërtetën për zgjedhjet e 25 prillit. Në fund të ditës, populli foli qartë. Fitues i zgjedhjeve është PS-ja.

Na duhet që problemet që ngre edhe raporti i OSBE/ODIHR të adresohen në kodin zgjedhor. Ne duhet të jemi gardianët e Kushtetutës, jo ta shkelim atë. Çdo gjë që kërkohet në respekt të ligjit, do të votohet”, tha Gjylameti. Deputetja socialiste, njëherësh edhe relatore për projektligjin e buxhetit të vitit 2022, e quajti atë “një nga buxhetet më ambicioze të shtetit shqiptar”. “Sepse jo vetëm tenton të rikthejë edhe një herë sipas rregullit të artë fiskal, si duhet të funksionojë buxheti i shtetit, duke tentuar të ulë borxhin publik pas dy vitesh të vështira, dhe të rregullojë financat e vendit duke parë nga e ardhmja. Të ardhurat synohet të rriten nga sektorët kyç, si bujqësia, turizmi, apo investimet në sektorin e digjitalizimit”, tha ajo.

Lexo edhe :  Chiara Ferragni rikthehet dhe gjithë sytë ishin te fustani i saj “hakmarrës"

Ndryshimet kushtetuese, PS-PD nuk po gjejnë konsensus, ndahen tek paketa

Mes mazhorancës dhe opozitës për momentin nuk po gjendet gjuha e bashkëpunimit për ta trajtuar si paketë ndryshimet Kushtetuese. PS kërkon ta trajtojë zgjatjen e vettingut pa i bashkuar me tre amendimet e opozitës

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk po gjejnë gjuhën e konsensusit për të bërë ndryshimet kushtetuese në paketë siç e kërkon PD. Sipas partisë Socialsite nuk kërkon ta trajtojë si paketë, zgjatjen e vettingut. Kjo është pika që tryzat kanë filluar të dështojnë. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, deklaroi se pastrimi i politikës nga zyrtarët e lartë dhe politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin i shërben një qeverisje më të mirë për qytetarët dhe i jep fund modelit të papërshkueshmërisë. Duke prezantuar vettingun e politikanëve në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, Rushaj tha se ka ardhur koha që politikanët të trajtohen nga ligji njësoj si gjyqtarët, prokurorët dhe policët, të cilët kalojnë procesin e vetingut për ligjshmërinë e pasurisë dhe kontakteve të papërshtatshme me krimin. “Duke filluar nga e para, vetingu i politikanëve, do doja ta nisja duke theksuar se integriteti i zyrtarëve është premisë për qeverisje demokratike dhe për një shtet të së drejtës. Sipas të dhënave të publikuara, bashkëpunimi mes krimit të organizuar me politikanëve, si dhe korrupsioni janë në nivele alarmante. Procesi i verifikimit të pasurisë bëhet aktualisht vetëm për prokurorët dhe gjyqtarët. Është fakt që procesi i vetingut nuk po aplikohet për politikanët. Ne mendojmë se kjo do të ndikonte në demokratizimin e qeverisjes dhe do të ndalonte aleancat e fshehta para dhe pas zgjedhjeve mes politikanëve dhe krimit të organizuar. Vetingu duhet të aplikohet ndaj zyrtarëve të lartë publikë, ku përfshihet kryeministri, deputetët, ministra, kryebashkiakë dhe zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore.”, u shpreh zoti Rushaj. Kreu i grupit parlamentar të PD, përdori fjalët e Paolo Brosellino-s ku tha: “Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që të flakin politikanët e afërt me mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”.

Mazhoranca

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Ferhati Bushka ka komentuar propozimet për ndryshimet kushtetuese, për të cilat tha se procesi i Vettingut është një proces që duhet trajtuar më vete, duke shtuar se është e pamundur që këto nisma të shqyrtohen së bashku. “E vetmja rrugë drejt dy nismave që kemi paraqitur është dialogu. Kemi dy nisma për ndryshime kushtetuese në Kuvend, njëra ka të bëjë me procesin e Vettingut dhe tjetra me disa ndryshime që kanë të bëjmë me sistemin e zgjedhur, reformën territoriale dhe Vettingun në Politikë. Këto kanë nevojë për diskutime të gjata. Reforma zgjedhore është në binarët e vet, një Komision është duke u ngritur, pra është një proces më vete”, tha ajo. Për vettingun në politikë, Sekretari i Përgjithshëm në PS-së Damian Gjiknuri nuk i mbyll dyrt demokratëve për diskutim por nënvizion se kjo kërkon shumë kujdes. “Nuk jam kundër që të negociohet, por nuk mund të them nëse është e nevojshme për nivel kushtetues. Kjo sepse Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që bënë të mundur kontrollin e figurës së politikanit, si ligji për deklarimet e pasurive, kemi një ligj të antimafias dhe pastrimit të parave si dhe ligjin për dekriminalizimin që është ndër ligjet me të ashpra. Ne kemi legjislacion të plotë por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të diskutojmë për gjëra të cilat janë të bëshme, ka eksperienca dhe nuk vënë në rrezik arritjet e deritanishme. Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të kryer atë që quhet kontrolli i pastërtisë së figurës së politikanëve. Të përziesh gjyqësorin në procese administrative është një eksperiment që asnjë shtet nuk ka guxuar ta bëjë. Vettingu në gjyqësor erdhi si nevojë edhe për shkakun se ato janë ato në një profesion për jetë dhe nuk i japin llogari askujt. Në rastin e politanëve është ndryshe”, tha ai. Damian Gjiknuri është propozuar nga socialistët që të jetë bashkëkryetar në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore që pritet të miratohet në Kuvend së shpejti. Ai tha se po presin demokratët që të propozojë emrat. “Unë në fakt pres që të vijë opozita për fillimin e punës së komisionit  pasi ata të caktojnë edhe njëherë anëtarët. Ka një eksperiencë se si trajtohet  reforma zgjedhore, gjithmonë fillohet nga rekomandimet e OSBE ODIHR, besoj fokusi aty duhet të jetë. Nëse ka element të tjerë, që mund të gjejmë kompromis jemi të hapur për përmirësim procesit jemi të hapur”, tha Gjiknuri.

Boçi: Pas 10 vitesh do të kemi krizë për mësues

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi vuri theksin tek mungesa e financimit për degën e mësuesisë në Universitetin e Elbasanit. Nga Komisioni i Arsimit, Boçi theksoi se arsimimi ka humbur në Elbasan, Shkodër dhe në Gjirokastër, për shkak të mungesës së paketave financiare. Mes të tjerash Boçi i shtroi pyetjen ministres se Arsimit, se cilat janë paketat financiare për të shpëtuar arsimin e lartë. “Duhen 8 vite të prodhosh një mësues. Një investim i jashtëzakonshëm. Për 10 vite del një mjek. Sot nuk kemi më prodhim mësuesish. Pas 10 viteve kjo shoqëri do të ketë krizë mësimdhënie dhe nuk do të ketë më mësues. Merrni ekselentët, paguani për të mbrojtur degët për mësuesit e rinj. Merrni ekselentët. Shihni pagat për pedagogët sepse janë mjerane. I keni harruar studentët dhe mbështetjen financiare për ta.”, -tha ai.

 

 

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV