Një ngjarje e rëndë disa muaj më parë tronditi opinionin publik ku 5 persona abuzuan seksualisht me një 15-vjeçare për katër muaj me radhë.
Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 44 vjeç vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe i mituri Adrian Gjikolaj 17 vjeç, janë katër të dënuarit të cilët kanë abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren duke e kërcënuar.
Së fundmi në një deklaratë për mediat kanë folur familjarët e të akuzuarve ku sipas tyre e gjithë kjo ngjarje është e sajuar pasi ende nuk ka asnjë prove konkrete.
Babai i një prej të akuzuarve, Artan Kaçorrit, ka thënë se kjo histori është sajuar nga familjarët e vajzës në mënyrë që të përfitonin azil drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
“Historia është sajuar nga familjarët e vajzës. E kanë sajuar për të përfituar azil në BE”, tha ai.
Ndërsa e ëma e të miturit Adrian Gjikolaj ka thënë se djali i saj ka qenë në një lidhje dashurie me 15-vjeçaren dhe ai asnjëherë nuk e ka kërcënuar atë.
“Kishte një lidhje dashurie me vajzën. Nuk kam dëgjuar ta ketë kërcënuar. Nuk ka as video. Ajo i ka dërguar foto nga mesi e sipër me foto nudo e ka provokuar me foto nudo”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur disa muaj më parë ku personat e lart përmendur abuzuan seksualisht për 4 muaj me 15-vjeçaren duke e kërcënuar. Autorët e abuzimin janë nën masën “arrest me burg”.