I blinte dhurata kur e takonte/ Zbulohet si e futi në kurth 53-vjeçari mbesën që abuzoi për 4 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër rast tronditës i abuzimit seksual të fëmijëve u raportua dje në Gjirokastër. Një vajzë e mitur, e cila aktualisht është 16 vjeçe, dyshohet të jetë përdhunuar nga një i afërm i familjes për një periudhë rreth 4-vjeçare.

Denoncimi për abuzimin seksual të 16-vjeçares është bërë nga familjarët e saj, pasi e mitura u rrëfeu ngjarjen tronditëse ditën e mërkurë. Pas kallëzimit në Polici, 53-vjeçari i identifikuar si Kabul Hunda, është arrestuar.

Ndërsa ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të hemorragjisë për ditë të tëra, vajza ka vendosur t’i tregojë të vërtetën nënës së saj. Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë.

Dhuratat

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se 53-vjeçari i jepte herë pas here dhurata vajzës që kur ishte në moshën 12-vjeçare. Madje, sipas të dhënave, ai i kishte blerë edhe një telefon celular. Për shkak edhe të lidhjeve familjare, duket se 53-vjeçari ka përfituar nga afrimiteti i familjeve për të abuzuar me vajzën që në moshë fare të vogël. Aktualisht vajza po ndjek gjimnazin në qytezën e Libohovës.

Të fundit

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën...

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

Refuzoi Liverpulin dhe Bayernin, Alonso: “Leverkusen është klubi i duhur për mua”

Klubet më të mëdha të Europës ishin gati të bënin çmendura për të pasur në krye një trajner si ai, por Xabi Alonso bëri...

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Lajme të tjera

Web TV