“La Casa de Papel” në Kolumbi, 20 persona të armatosur tentojnë të grabisin magazinën me ar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk jemi në një film, e as në serialin e famshëm të Netflix, por në Kolumbi, ku persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një magazinë ari.

Në total kanë qenë rreth 20 grabitës të maskuar, që nuk ngurruan as të hapnin zjarr ndaj policisë, por autoritetet kanë arritur që të arrestojnë 11 prej tyre.

“Ishte një tentativë grabitje nga një bandë e organizuar kriminale që në dukje e përgatiti këtë grabitje për muaj të tërë,” u tha gazetarëve kryebashkiaku i Medellin, Daniel Quintero.

“Le të jetë ky një mesazh për të gjithë kriminelët që mendojnë se do të bëjnë një shfaqje Netflix këtu, jo zotërinj, nuk do ta lejojmë!” shtoi Quintero.

Kryebashkiaku tha më tej, se njëri prej të arrestuarve ishte i plagosur dhe është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm. Të plagosur ka pasur dhe nga radhët e policisë, ku më konkretisht kanë mbetur të lënduar dy prej tyre, por për fatin e mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit

11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj, është një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior që mbahet në...

‘Le Figaro’: Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

Me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat bruz të detit Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e...

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Nga Namir Lapardhaja Një ditë pasi Gazment Bardhi foli për rikthimin e Berishës në PD, duke qenë se ai është kryetar i asaj partie, ka...

Komandanti iranian i prerë! Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane. Ai i tha televizionit...

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas fizikut të Victoria Beckham...

Lajme të tjera

Web TV