Një qasje reformuese e ekonomisë globale sipas Thomas Piketty-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A ka ardhur koha për socializmin me pjesëmarrje?

Thomas Piketty (autor i bestseller-it “Kapitali në shekullin e XXI,” (2014))

Interpretim nga Almario Uka

Thomas Piketty shprehet, në librin e tij “Koha për Socializmin” (2021), i bindur se ka ardhur koha për të menduar përtej kapitalizmit, rreth një forme të re socializmi me pjesëmarrje dhe të decentralizuar, federal dhe demokratik, ekologjik, multiracor, dhe feminist. Si një kërkues shkencorë, ai është specializuar në studimin e historisë së pabarazive dhe marrëdhënieve midis zhvillimit ekonomik, shpërndarjes së pasurisë, dhe konfliktit politik.

Piketty thotë që historia ka treguar se pabarazia është thelbësisht ideologjike dhe politike, jo ekonomike apo teknologjike. Përgjatë shek. XIX dhe deri në fillim të shek. XX, aksionet e 1%-shit të të pasurve në totalin dhe gjitha format ekzistuese të kapitalit arrinin në nivele astronomike, duke hedhur poshtë tezën që Revolucioni Francez solli barazi sociale në rishpërndarjen e pasurisë. Situata në ditët e sotme për 50%-shin e varfër të popullsisë në botë është përmisuar paksa në drejtim të të ardhurave, por jo të pasurisë së përvetësuar prej tyre.

Drejt një shteti më social

Një element domethënës i shkuarjes drejt shtetit të mirëqënies sociale është niveli i rritur i:

1) shpenzimeve publike për qëllime edukimi, shëndeti, pensionesh, apo transfertash të tjera sociale. Rreth viteve 1910, vendet e Europës Perëndimore shpenzonin 10% të buxhetit të tyre për ushtrinë, policinë, apo kolonializimin, ndërsa që nga vitet 1990-të shpenzohet rreth 40% për qëllimet e zhvillimit të mirëqënies sociale të sipërpërmendura. Një nga pikpyetjet më të mëdha sot është nëse kriza e fundit e pandemisë Covid-19 do t’a pengojë këtë trend të zgjerimit të shtetit social në vendet e pasura dhe a do të arrijë që më në fund të marrë formë dhe në vendet e varfëra. Vlen të përmendet që edukimi është thelbësor për zhvillimin e një vendi dhe zbutjen e pabarazive ekstreme sociale.

2) Një element tjetër, sipas Piketty, konsiderohet qarkullimi më i madh i pushtetit dhe pronësisë. Kjo mund të kërkojë, pjesërisht, një ndarje më të drejtë të fuqisë vendimmarrëse në bordet drejtuese të kompanive. Praktika e quajtur bashkë-menaxhim, ku gjysmën e vendeve në bordet drejtuese të kompanive e mbajnë përfaqësuesit e punëtorëve dhe gjysmën tjetër zotëruesit e aksioneve, e ndjekur në vendet nordike apo Gjermani, ka rezultuar e suksesshme dhe mund të ndiqet nga vendet e tjera. Por ky transformim në sistemin ligjor nuk mjafton. Për të inkurajuar qarkullimin më të madh të pronës në vetvete do të duhet mobilizim dhe rregullim në sistemin e taksimit dhe të trashëgimisë. Kjo lidhet me aplikimin e një takse vjetore të moderuar progresive mbi pasurinë dhe trashëgiminë, të cilat do të ndihmonin gjithashtu në rritjen sadopak të buxhetit për shpenzimet publike.

Për t’iu rikthyer çështjes më kryesore të politikës në të gjithë botën sot, mjedisit: nëse nuk do të ketë një projekt global socialist që bazohet tek ulja e pabarazive, qarkullimi i përhershëm i pushtetit dhe pronës, dhe ripërcaktim të indikatorëve ekonomik nuk mund të ketë një politik të duhur mbi mbrojtjen e mjedisit. Me indikatorë ekonomik nënkuptojmë zhvendosjen në matjen e rritjes ekonomike nga termat e GDP-së në atë të të ardhurave kombëtare, pasi kjo e fundit merr në konsideratë faktorë të tillë që lidhen me mjedisin si psh. konsumimi i kapitalit natyror (burimet natyrore). Prandaj rishpërndarja e pronës bën të mundur përcaktimin e të gjithë marrëdhënieve të pushtetit dhe dominimit social. Ne qëndrojmë akoma shumë larg nga krijimi i barazisë në mundësi për individin, një parim teorik që thuhet shpesh por që nuk zbatohet.

Lexo edhe :  Kur erdhi lufta, të gjithë flinin

3) Një ndryshim tjetër i domosdoshëm lidhet me riorganizimin e globalizmit. Është plotësisht e mundur për të lëvizur drejt socializmit me pjesëmarrje duke ndryshuar kornizat ligjore, fiskale, dhe sociale në një vend të caktuar, pa pritur me parë për unanimitetin e të gjithë planetit. Thënë kjo, krijimi i një perspektive internacionaliste të re do të ndihmonte t’i jepnim globalizimit një shans të ri, me nje bazë më të mirë. Ideologjia e tregtisë së lirë absolute e cila ka nxitur globalizmin deri më sot, ka nevojë të zëvendësohet me një sistem ekonomik alternativ, një model zhvillimi të bazuar mbi parime të qarta dhe të verifikueshme të drejtësisë ekonomike, fiskale dhe mjedisore. Theksojmë që, ky sistem duhet të jetë internacionalist në fundore, por sovranist në modalitetet e tij praktike, në sensin që një vend, një komunitet politik, duhet të vendosë kushtet për të zhvilluar tregtinë me pjesën tjetër të botës, pa pritur për unanimitetitn e të gjithë partnerëve të tij.

Në ditët e sotme aplikohen sanksione të ndryshme për vende të cilat thyejnë ligjet dhe praktikat ndërkombëtare tregtare, si psh. “dumping-u” fiskal apo i klimës. Është me rëndësi t’i propozohet këtyre vendeve një model bashkëpunimi i bazuar në vlera universale të drejtësisë sociale, uljes së pabarazive, dhe mbrojtjes së mjedisit përpara se t’i sanksionosh. Kjo kërkon ngritjen e asambleve transnacionale që do të jenë përgjegjëse për të mirat publike globale dhe marrje e masave të përbashkëta për drejtësi fiskale dhe mjedisore. Në nivelin global, Piketty mendon që federalizmi-social dhe asambletë parlamentare transnacionale janë të nevojshme për të rregulluar marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare dhe për të vendosur rregulla të përshtatshme financiare, fiskale dhe mjedisore.

4) Në fund, për Piketty-in, socializmi me pjesëmarrje dhe i decentralizuar duhet të jetë feminist, multiracial dhe universal. Ai duhet të bazohet në disa shtylla kryesore: a) barazia në edukim dhe shtet social; b) qarkullim i përhershëm i pushtetit dhe pronës; c) federalizësm-social; dhe d) globalizëm të drejtë dhe të qëndrueshëm. Eksperiencat e shekujve të kaluar mbi socializmin dhe social-demokracitë kanë shfaqur limitime në çështjet e patriarkisë dhe postkolonializimit. Në të ardhmen, është shumë e rëndësishme që këto çështje të merren në konsideratë brenda kornizës së një projekti socialist gjithpërfshirës të bazuar në barazi reale të të drejtave sociale, ekonomike dhe politike. Me fjalë të tjera, barazia gjinore dhe multiraciale duhet të avancojnë sëbashku me barazinë sociale.

Ndërveprimi global për të garantuar qëndrueshmëri sociale dhe ekologjike është një nevojë urgjente ndaj sfidave që po përball planeti ynë. Është me rëndësi të theksohet që socializmi me pjesëmarrje që propozon Thomas Piketty nuk do të ndodh nga lartë-poshtë dhe është e padobishme për gjithësecilin nga ne që të presim një reaksion të ri proletar që të vijë dhe të na imponojë zgjidhjet e veta.

 

Të fundit

Meta probleme me drejtësinë? Analisti thumbon ish-presidentin:Pa qenë i pandehur nga SPAK

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po sillet sikur ka probleme me drejtësinë. Në...

Kur do shpërndahen fondet? Afati mbyllet nesër, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione!

Fermerët kanë edhe pak orë në dispozicion për të aplikuar për Skemën Kombëtare dhe të marrin mbështetje financiare nga Buxheti i shtetit. Aplikimet mbyllen...

69 vjet pa Ajnshtajnin, ikonën botërore të fizikës

69 vjet më parë, fizikani Albert Ajnshtajn vdiq në Princeton, New Jersey, në moshën 76-vjeçare. Albert Ajnshtajn, i cili do të revolucionarizonte fizikën dhe kuptimin...

Plani që po ndiqet për ndryshimin e moshës për daljen në pension

Astrit Hado, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka folur për skemën e pensioneve në Shqipëri dhe problematikat që hasin të moshuarit....

Ancelotti: “Mbrojtja është mënyra e vetme ndaj Cityt, Guardiola më komplimentoi”

Real Madrid nuk ngopet dhe nuk dorëzohet kurrë. “Los Blancos” vuajtën në “Etihad”, por dolën të pamposhtur nga dueli që zgjati 120 minuta. Dhe...

Lajme të tjera

Web TV