Zhduket biznesmeni në Tiranë, prej 13 ditësh asnjë gjurmë prej tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një biznesmen nga Kamza është zhdukur prej 13 ditësh, ndërkohë që familjarët kanë denoncuar rastin në komisariatin numër 5 në kryeqytet.

Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç që prej datës 21 tetor në orën 23:00 të mbrëmjes nuk ka kontaktuar me familjen e tij.

Burime për mediat bëjnë me dije se policia ka shoqëruar mikun që Hoxha kishte takuar për herë të fundit.

Ndërkohë ditën e sotme policia ka gjetur një celular në afërsi të Shkollës së Bashkuar, që dyshohet se i përket 43-vjeçarit.

Nuk dihet nëse Hoxha ka qenë i përfshirë në ndonjë ngjarje me natyrë kriminale, ndërkohë që grupi i hetimit po mbledh të gjitha provat për të rënë në gjurmët e tij.

43-vjeçari ka një biznes inertesh në zonën e Kamzës, dhe është baba i dy fëmijëve.

Të fundit

Përballen për herë të parë, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator. Të dyja federatat kanë rënë...

Na u sulët si bisha kur thamë se PD po i paguan kot ato para/ Muli tani rrezikon burgun

Ylli Manjani ka komentuar vendimin e fundit të SHBA, për të mos komentuar më proceset zgjedhore në vendet e tjera. “Më në fund doli dikush...

“Nuk do të ketë asnjë strukturë mbi trotuare”/ Rama ndan pamjet nga ‘çlirimi’ i Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë detaje mbi ecurinë e aksionit për çlirimin e hapësirave publike,...

Misteri: Koreja e Veriut mbyll resortin luksoz, vetëm dy javë pas hapjes

Vetëm 14 ditë pas hapjes së Zonës Turistike Bregdetare Wonsan Calma, autoritetet në Korenë e Veriut kanë njoftuar se vendpushimi nuk do të pranojë...

Shkarkimet masive nëpër bashki, Arbjan Mazniku: Ja pse e mori këtë vendim Rama

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit të vendit. Mazniku foli dhe...

Lajme të tjera

Web TV