Detaje nga ngacmimi i minoreneve në Pogradec, autori drejtor i një shkolle 9-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e e rëndë në Pogradec ku dy të mituara janë ngacmuar seksualisht.

Burime bëjnë të ditur se shtetasi A.Haxhillari është drejtor në shkollën 9 vjeçare të fshatit Stropckë.

Sipas burimeve, ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë ndërsa ka qënë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbardhë dëshminë e dy të miturave  në prani të psikologeve  të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit.

Po ashtu, ai u ka dërguar sms ngacmuese në orët e natës. Mësohet se drejtori është pezulluar nga puna.

Sipas burimeve bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje telefon ne 23:00 të natës. Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen drejtori e ka thirrur për ti kërkuar ndjesë. Drejtori i ngacmonte të miturat  në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës. Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori. Koha e ngacmimeve ka zgjatur 2 javë. Drejtori çdo ditë konsumonte edhe alkool tek një lokal para shkollës dhe dyshohet që në shumë raste të ketë qenë edhe nën efektin e alkoolit.

Të fundit

4 arsye pse martesat e dyta mund të jenë më të lumtura

Sipas “The Marriage Foundation”, martesat që bëhen për herë të parë kanë 45% shanse që të përfundojnë në divorc,...

“Hiq dorë nga presionet”, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes

Ajo nënkupton se Meta duhet të heqë dorë nga “bullizimi” dhe përjashtimi i anëtarëve të PL-së. Monika Kryemadhi i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të...

Të rinjtë zëvendësohen me pensionistë/ Kompanitë gjejnë zgjidhje te mosha e tretë

Bizneset po punësojnë pensionistë, për shkak të të rinjtë nuk preferojnë të punojnë për shkak të pagave të ulëta. Raporti i të rinjve që janë...

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë punës pak ditë më parë. Balliu...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Lajme të tjera

Web TV