I hodhën në erë “Range Roverin” te Komuna e Parisit/ Kush është noterja Rezarta Koçi, dikur asistente e Eduard Halimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjet tip “Range Rover” shpërtheu dje në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Mjeti me targa AA 199 YS ishte i parkuar poshtë një pallati, kur një sasi tritoli ka shpërthyer dhe e ka shkatërruar në pjesën e përparame.

Mësohet se makina është në pronësi të ish-noteres Rezarta Koçi.

42 vjeçarja është e njohur në rrethin e noterëve, pasi dikur ka punuar në stafin e zv.ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, duke qenë asistente e tij. Rezarta Koçi punon dhe si pedagoge e jashtme në një nga Universitetet private në Tiranë.

Range Rover qe shpertheu te Komuna e Parisit
Range Rover qe shpertheu te Komuna e Parisit

Prej muajit maj të vitit 2021, 42 vjeçarja që i hodhën në erë makinën me tritol ka humbur dhe licensën e noteres. Një ankesë në Ministrinë e Drejtësisë bëri që me urdhër të Etilda Gjonajt të nisnin hetimet dhe më pas procedimi disiplinor për Koçin. Në përfundim, Dhoma e Noterisë i hoqi licensën përgjithmonë.

Kush është Rezarta Koçi? Informacionet që vetë ish-noterja jep në rrjetet sociale

Rezarta Koçi ka lindur më 31.10.1981 në Tiranë. Ajo është diplomuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës në degën “Punë sociale”. Më pas ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Justiniani I me rezultate të shkëlqyera. Krahas studimeve, znj. Koçi ka marrë pjesë në trajnime dhe aktivitete të shumta me fokus legjislacionin civil, të pronësisë, trashëgimisë, kontratave etj.

Nga viti 2005 deri në vitin 2008 ka punuar si asistente e Zv.Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi. Më pas pranë Avokatutës së Përgjithshme të Shtetit në periudhën 2008 – 2009, si dhe inspektore e profesioneve të lira në Drejtorinë e Inspektimit pranë Ministrisë së Drejtësisë në periudhën 2011 – 2013.

Prej vitit 2013 ushtron profesionin e noteres në zyrën e saj duke ofruar shërbime ligjore për korporatat më të mëdha shqiptare. Prej Janarit 2020, znj. Koçi është pedagoge e jashtme pranë Fakultetit Juridik, Universiteti Europian i Tiranës.

Lexo edhe :  Shtyu amerikanen nga shkallët, turistja Gjermane mbyllet në spitalin psikiatrik të Vlorës

Me një eksperiencë 15 vjeçare në fushën e drejtësisë, znj. Koçi është vlerësuar nga institucione vendase dhe të huaja si një ndër ekspertet më të mira në fushën e noterisë në Shqipëri.

Si iu hoq licensa në vitin 2021?

Një ankesë e mbërritur me email në Ministrinë e Drejtësisë, bëri që ky institucion të fillonte të hetonte Rezarta Koçin në vitin 2020. Ministria e Drejtësisë, me urdhër të ish-Ministres Etilda Gjonaj vendosi të niste procedim penal dhe të hiqte licensën e Rezarta Koçit.

jë qytetar me inicialet K.G., u ankua se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare, dhe pas hetimit të Ministrisë së Drejtësisë u propozua të pezullohej përgjithmonë noterja Rezarta Koçi dhe të fillonte procedimi penal ndaj saj.

Gjetjet e Ministrisë së Drejtësisë i mori në shqyrtim Bordi Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Noterisë, i cili vendosi të pranojë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në datë 6 maj 2021./Newsbomb

Të fundit

Pensionet në rrezik? Ekspertët ngrenë alarmin: Për një pensionist sot kontribuon vetëm…

Vitet e fundit numri i pensionistëve është rritur me ritme më të shpejta se ai të punësuarve. Nëse në...

Përplasje në Parlamentin grek/ Deputeti zbardh detajet, mohon të ketë goditur kolegun

Deputeti i pavarur grek, Konstantinos Floros, ka komentuar incidentin me kolegun e tij Vassilis Grammenos një ditë më parë në Parlament, ku pas një...

Nuk ndalen debatet në BBV/ Juli – Romeos: Nuk merrem me viktimat e telenovelave

Orët e para të mëngjesit, disa prej banorëve ishin mbledhur në ambientet e jashtme të shtëpisë. Në mesin e tyre ishte dhe çifti Heidi-Romeo,...

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E lavdëruar shpesh për aftësitë...

Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë, zbardhen emrat

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi anëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare. Listën e kryeson, Edmond Haxhinasto, i...

Lajme të tjera

Web TV