Një aksident është shënuar në aksin rrugor Xhavzotaj-Rreshbull.
Raportohet se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me një “Toyota” me drejtues shtetasin E. B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., si dhe fëmija i tij, i cili ndodhej pasagjer.
Të dy të dëmtuarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.