Sërish në “listë”, media e huaj: Yuri Kim kandidate për ambasadore e SHBA-ve në Korenë e Jugut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

President i SHBA-ve, Joe Biden ende nuk ka emëruar një ambasador të ri në Korenë e Jugut, pavarësisht nga rëndësia e postit në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe rëndësia e Seulit si një aleat i rëndësishëm i amerikanëve në gjeopolitikën e Azisë Lindore.

Sipas Shoqatës Amerikane të Shërbimit të Jashtëm, 95 nga 189 vende ishin vakante që nga 4 nëntori. Vetëm shtatë nga të emëruarit për ambasadorë të Biden janë konfirmuar që kur ai mori detyrën, ndërsa 63 janë të bllokuar në Senat. Koreja e Jugut bie në 25 pozicionet e mbetura që nuk kanë nominime.

Ish-ambasadori në Seul, Harry Harris, i cili u emërua nga Trump, dha dorëheqjen më 20 janar pasi Presidenti Biden mori detyrën.

Media koreano-jugore “The Korea Times”, shkruan se ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, gruaja e parë koreano-amerikane që u bë ambasadore e SHBA-së, është përmendur gjithashtu për këtë post, duke marrë parasysh ekspertizën e saj në çështjet e Azisë Lindore.

Më herët Kim u përmend si kandidate për këtë post edhe nga “Korean Broadcasting System”.

Të fundit

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Lajme të tjera

Web TV