Edi Reja: Do të impenjohemi deri në vdekje ndaj Anglisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja kuqezi bëhet gati për dy impenjimet e fundit të eliminatoreve për Kupën e Botës Katar 2022.

Me shpresat që janë shuar pothuajse dhe vetëm matematika që na mban në lojë, trajneri Edy Reja flet në konferencën për shtyp për zgjedhjet e bëra me listën e lojtarëve të grumbulluar dhe për objektivat në këto dy përballje.

Taulant Xhaka kur u rikuperua nuk u thirr më si Gjimshiti e Balliu. A mos po përdoren dy standarde në lista?

Edi Reja: “Xhaka ndoshta tallet me ne të gjithë. I kam dërguar gjithmonë ftesë për kombëtaren, ai më thoshte që nuk ndihej mirë dhe në anën tjetër luante. Balliu më thoshte që mister më vjen keq nuk ndihem mirë për të luajtur dhe është sjellë shumë mirë ndërsa Xhaka nuk ka qenë i ndershëm. Xhakën e kam ftuar gjithmonë dhe më thoshte se nuk ndihem mirë, unë nuk braktis askënd. Ndoshta Xhaka ka braktisur Shqipërinë dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë këtë çështje”.

Me kualifikimin e kompromentuar, sa i tentuar është trajneri që t’I jape hapësira lojtarëve për fushatën e ardhshme eliminatore ?

Edi Reja: “Ne e kemi thënë që në 2024 të kishim një skuadër kompetitive dhe po shikojmë shumë talente që po i monitoroj. Këto kohë të fundit kam shmangur eksperimentet për të krijuar një grup ndërsa kemi përfshirë Brojën dhe tani Muçin në skuadër.

Gradualisht po bëj disa afrime me lojtarë të vlefsshëm për të ardhmen edhe pse të gjithë që vine këtu duan të luajnë. Nuk mund t’i fus të gjithë, jemi një grup i fortë që të jemi gati në 2024 për Europianin e radhës. Kam futur shumë të rinj, disa po maturoheshin dhe ata që janë funksional për projektin janë në skuadër.

Ju shqetëson fakti që pa Gjimshitin dhe me Kumbullën që nuk luan shumë te Roma, të përballeni me Harry Kane?

Edi Reja: “Gjimshiti është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe lojtar i fortë, ndër më të mirët. Kumbulla sa herë që ka luajtur këtu ka bërë mirë, ka treguar nivel. Te Roma është i ri dhe atje ka shumë presion e kritika. Unë e njoh atë klub dhe Kumbulla duhet të injorojë zërat, kritikat e të bëjë më të mirën, unë kam folur mirë për të pas ndeshjes me Poloninë. Janë të gjitha eksperienca që ai duhet t’i kalojë si lojtar dhe në aspektin e personalitetit ka treguar që ka talent dhe cilësi. Kjo është eksperiencë që do t’i shërbeje që të rritet”.

A keni patur probleme me portierët që nuk po luajnë si titullarë me ekipet e tjera?

Edi Reja: “Sigurisht që pres gjithmonë përmirësime kudo. Për portën ja shumë i qetë pasi edhe Berisha edhe Strakosha janë të qetë e në formë. Janë të karikuar për të treguar vlerat e tyre këtu dhe nuk kam merak për këtë pjesë. Nuk kam patur asnjëherë probleme me portierët në kombetare, ndoshta diku tjetër, unë dua që loja të përmirësohet në mesfushë e lart. Në mbrojtje jemi solidë por dua përmirësim në mesfushë e më lart. Kemi edhe portierin e tretë, Selmani që sa herë që e kemi thirrur ai është përgjigjtur”.

Si do të dukej mbyllja e Grupit me 18 pikë?

Edi Reja: “Me Poloninë luajtëm shumë mirë që ishte një nga ekipet më të mira pas Anglisë. Mundëm 2 herë Hungarinë dhe kemi bërë shumë mirë, me 18 pikë do të ishte një rezultat i mirë për Shqipërinë. Mbetet keqardhja për humbjen e dytë me Poloninë, duhet të rritemi për të qenë kompetitivë.

Kemi treguar se mund të rivalizojmë me skuadra të tilla dhe tani na mbetet vetëm të përmirësohemi. Nuk mund të gabojmë asgjë, 18 pikë të vjen keq sepse mundëm dy herë Hungarinë dhe me Poloninë kishim më shumë mundësi për të fituar sesa për të humbur. Nuk dukej e mundur por pas këtyre ndeshjeve treguam se kishim mundësi për të shkuar në Botëror”.

Çfarë prisni që lojtarët që të japin këto ndeshje të fundit përtej shpresave dhe ëndrrave?

Edi Reja: Do t’u kërkoj të japin maksimumin ndaj Anglisë dhe Andorras, të marrim sa më shumë pike. Kur të mbarojmë do të bëjmë dhe analizën, më vjen keq që në ndeshjen më të rëndësishme me Poloninë kishim probleme me mungesat.

Jam ende i nervozuar dhe i zhgënjyer qe në këtë ndeshje historike nuk kishim mundësi për të bërë shumë ndryshime dhe mungonin alternativat. Kemi mbetur keq të gjithë, të kënaqur me paraqitjen por humbja na krijoi probleme. Të paktën me barazim do të shpresonim ende por tani duhet të bëjmë sa më mirë e të shpresojmë. Ndaj Andorrës duhet të bëjmë njësoj mirë, duhet të luajmë e të shpresojmë. Ndoshta Hungaria mund Poloninë, ne do të impenjohemi deri në vdekje”.

Lexo edhe :  Episodi i rracizmit me Juan Jesus, gjykata sportive jep vendimin për Acerbi
Kemi mungesa si Manaj dhe Balliu, a keni folur dhe si është gjendja e tyre?

Edi Reja: “Kam folur javën e kaluar me Manajn dhe ka luajtur pak. Ka patur edhe probleme shëndetësore dhe e lame të punonte me klubin. Me Balliun kam folur dy herë dhe nga problemet fizike dhe ato nga covid dëshiron të rikuperohet. Vendosëm bashkarisht të mos ishte në këtë grumbullim edhe pse do të doja ta shihja nga afër në këto dy ndeshje. Abrashi dhe Gjimshiti janë lojtarë të rëndësishëm për ne, por nuk janë mirë fizikisht këto kohë dhe shpresoj që ta rimarrin veten shpejtë”

Kujtojme që Shqipëria luan fillimisht me Anglinë me 12 Nëntor ne “Wembley” e më pas me Andoran në Shqipëri por me problemin se nuk do të ketë tifozë.

 

 

Të fundit

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

Lajme të tjera

Web TV