I ekzekutuan djalin me thikë në Elbasan, nëna: Vajza e sherrit është një rrotë kur*e, do ta djeg me benzinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vëllezërit Kovaçi nga Elbasani u plagosën rëndë me thika tre ditë më parë. Fatkeqësisht njëri prej tyre, Florenc Kovaçi, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë që vëllai i tij, 19 vjeçari Mikel Kovaçi po lufton për jetën te Spitali i Traumës.

Nëna e dy të rinjve ka folur sot për mediat. Si shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë një vajzë me të cilën ishte në një marrëdhënie Mikel Kovaçi, vëllai i viktimës. Ajo ka bërë një deklaratë të fortë për autorin Ardit Hida dhe motrën e tij, e cila dhe sipas nënës, ka qenë molla e sherrit që më pas i mori jetën djalit të saj.

Mirela Kuçi, ka thënë se autori duhet të kalbet në burg ose ata do të bëjnë vetëgjyqësi. Për vajzën është shprehur se do ta djegë me benzinë.

Deklarata e nënës së dy vëllezërve Kovaçi:

Ai të kalbet brenda në burg. Dua të drejtën e djalit. Ai gjallë nuk rri, do jem unë shkaktare që do e vras. Siç iku djali im 26 vjeç edhe ai do shkojë atje tek djali im.

Ajo gocë, ka qenë një plehrë, ajo është rrot k*rve pinte drogë. Ka ardhur tek lagjia kur po qanim djalin. Vetëm mos e takofsha, do marr benzinë dhe do e djeg. Iku djali im ashtu do iki dhe ajo. Sa të mbyll vuajtjen për çunin, nuk e lej të gjallë. Nuk kanë kërkuar falje, mos t’u shkoj në shpi se i shqyej.

Djalin e gjeta në spital dhe më la amanet gocën, nuk mundi të fliste më, e kishin goditur me thikë në zemër.

Të fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Nga Leonard Veizi Atij i pëlqente aq shumë rreziku, sa mund të rrezikonte deri në fund pa iu dhimbsur asgjë. Nuk ish në peshore as...

Lajme të tjera

Web TV