Kryeministri i Holandës vizitë zyrtare nesër në Shqipëri, zbardhet axhenda e takimit me Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet që të rikonfirmojë edhe një herë kështu mbështetjen e Holandës për vendin tonë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ndërkohë është zbardhur edhe axhenda e takimit ndërmjet kryeministri të Holandës Mark Rutte dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri:

Ardhjen e kryeministri holandez në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare e konfirmoi pak javë më parë gjatë një takimi në selinë e OKB-së. Kujtojmë se Holanda, një prej vendeve më skeptike ndaj integrimit të Shqipërisë në BE, ka ndryshuar krejtësisht qëndrim, pasi kritikoi hapur Bullgarinë për pengesën që po bën ndaj Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha gjatë Samitin e Brdos në Slloveni, se nuk ishte i kënaqur me qëndrimin e mbajtur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, një vendim që po pengon gjithashtu edhe negociatat me Shqipërinë.

“Ne duhet të presim për zgjedhjet në Bullgari, por nuk jam i kënaqur me faktin se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut është ende e bllokuar. Unë mendoj se duhet të zhbllokohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ne e dimë se do të ndodhë, me shumë shpresë, pas zgjedhjeve në Bullgari. Ne do të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur atë ”, tha kryeministri Rutte në Samit.

Të fundit

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Lajme të tjera

Web TV