Basha thirrje Sali Berishës: Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një prononcim për mediat, nga selia e PD ndërsa akuzoi ish kryeministrin Berisha se një ditë më pari luajti me blofin për interesa personale, duke dorëzuar firmat për mbledhjen e kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha ka një ftesë për të.

“Prandaj kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës: Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore sic i di rregullat e kësaj partie sepse ke qenë kryetar i kësaj partie boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve.

PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të shqipërisë dhe armikun e vertetë të  përditshmërisë së shqiptarëve Edi Ramën dhe Regjimin e tij ta cojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Ne jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë për të rikthyer demokracinë dhe legjitimitetin në shina dhe sic e dini mirë, ne kemi çuar iniciativat dhe do ndërmarrim cdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që shqiptarëve t’u kthehet shpresa e vrarë.”- u shpreh Basha.

Të fundit

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Task-forcë, Do pezullojmë lejet për…

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Lajme të tjera

Web TV