‘Mallakastra kampione’/ Balluku nxjerr shifrat e punonjësve të ujësjellësit në qarkun e Fierit që ‘marrin rrogën kot’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama mblodhi kryebashkiakët e vendit të cilët i kritikoi për keqmenaxhimin në sektorin e ujësjellësit, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e bashkive në qarkun e Fierit.

Balluku u ndal në investimet e kryera në këtë qark, por edhe tek keqmenaxhimi i burimeve njerëzore. Ministrja zbuloi shifrat e punonjësve, që ishin shumë herë më të larta, sesa është e nevojshme për 1000 abonentë. Mallakastra ishte kampione, sipas Ballukut, ku për 1000 abonentë, ka 16 punonjës.

“Efiçenca e stafit për ne është komponent i rëndësishëm i keqmenaxhimit të sektorit kudo në Shqipëri e veçanërisht në Fier. Sipas të gjitha llogaritjeve 1000 abonentëve i përkasin 4.6 punonjës. Ky është indikatori, ndërkohë Fieri dhe Lushnja e kapërcejnë këtë me pak. Fieri me 5.5 punonjës për 1000 abonentë dhe Lushnja me 5,4 që është edhe e tolerueshme. Divjaka ka 12.2 punonjës për 1000 abonente.

Patosi ka 12. 5. Roskoveci ka 9.1 dhe Mallakastra kampione e cila ka marrë më shumë investime 16. 1. E cila ka marrë edhe më shumë investime. Keni 4.ca herë më shumë nga ç’duhet të keni në Ujësjellës. 16 punonjës për 1000 kontrata abonentësh nga 4.6 që mund të keni! Shifër shumë e lartë.”,  tha ministrja.

Kreu i qeverisë Edi Rama, i cilësoi si piramida që gllabërojnë para ndërmarrjet e ujësjellësve në vend, duke i kujtuar kryebashkiakëve se deri më tani janë investuar 1.2 miliard euro, një shifër kjo shumë e lartë, dhe asgjë nuk merret mbrapsht.

Të fundit

Tensionet në Lindjen e Mesme, ja parashikimi i frikshëm i Baba Vangës

Mediat e huaja kanë rikthyer profecitë e Baba Vangës për vitin 2024, pas ndezjes së situatës në Lindjen e...

Do të kandidojë për kryeministër? Ja si përgjigjet Agron Duka

Agron Duka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar situatën politike në vend dhe situatën brenda opozitës. Ai tha se opozita duhet të...

“SIGAL UNIQA Vital Truck”, dy ditë në Divjakë/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

SIGAL UNIQA Group Austria, përveç se një kompani sigurimesh, prej vitesh kontribuon për qytetarët në forma të ndryshme. Prej vitit 2015 SIGAL UNIQA ka ndërtuar...

Hezbollah sulmon sërish Izraelin/ 14 ushtarë të plagosur, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

Grupi militant libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm ndërkufitar me dron dhe raketa në veri të Izraelit që ka lënë të plagosur...

Punimet në rrugën e Arbrit/ Devijohet qarkullimi në rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi i mjeteve në rrugën e Arbrit do të devijohet për shkak të punimeve që po kryhen në këtë...

Lajme të tjera

Web TV