“S’mi mbajnë dot sekret, unë kam ID-të e të gjithëve”, Bardhi vë në pikëpyetje firmat: Mund të jenë të kujtdo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi foli për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe për mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Ai u shpreh i bindur mbrëmjen e sotme në “Open” se Sali Berisha nuk i ka mbledhur 4200 firmat, pasi në të kundërt nuk kishin përse ti kyçnin në kasafortë.

I pyetur nëse do të shkojë ditën e nesërme në seli për të verifikuar këto firma, Bardhi u shpreh se nuk është kjo procedura, duke vënë në pikëpyetje firmat nëse janë të anëtarëve të PD-apo njerëzve të tjerë të cilët nuk kanë lidhje, duke pohuar se ai i ka numrat e kartave të identitetit të të gjithë anëtarëve të PD-së.

Pyetje: Do të shkoni nesër në zyrë për të parë firmat?

Bardhi: Ndjej keqardhje kur shoh pamjet dhe trajtimin e çështjes si teatër. Askush nuk mund të tallet me demokratët dhe PD-në. Kreu i Këshillit ka kompetencat e veta, në dijeninë time nuk ka patur komptencë për të mbajtur çelsat. Askush nuk ka kasafortë në zyrë. As unë nuk kam kasafortë, as Basha nuk ka kasafortë në zyrë. Kreu i këshillit, është një institucion që drejton mbledhjet, nuk është roje. Berisha dhe cilido prej kolegëve që është përfshirë në këtë tallje e di shumë mire sesi është procedura e mbajtjes së Kuvendit. Nuk janë mbledhur aq firma. Në kasaforët mund të jetë edhe emri juaj, apo dikush që ka firmosur dhe nuk është anëtar. Nëse i ka 4200 firma, ti sjellë në institucion. Ne sot jemi në situatë absurde, ca jemi dhe ca është PD?

Pyetje: Po përse nuk shkoni ti verifikoni nesër?

Bardhi: Nuk është kjo procedura, Unë nuk e shndërroj PD në një zgërdheshje publike. Sikur kanë zbritur nga mali të maskuar. Dje thanë se i kanë sekret, po kujt ia mbajnë sekret? Si mund të mi mbajnë mua sekret, unë i kam numrat e kartës së ID. Së pari duhet të verifikohen nësë është korumi për të mbledhur Kuvendin. Nuk vetëthirret Kuvendi, nuk vetëverifikohen anëtarët. Ata i verifikon kryesia e Partisë Demokratike.

Të fundit

Tmerrohen banorët e Freskut në Tiranë, helikopteri u hedh një lëndë të paidentifikuar

Pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë, banorët e zonës janë alarmuar nga një ndodhi aspak e...

Berisha: Zhvillimi për çështjen “McGonigal”, detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se drafti që kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi sot për Kosovën është i hartuar në Serbi. Gjatë një interviste në...

VIDEO/ Benzema prezantohet në mënyrë spektakolare tek Al-Ittihad mes 60 mijë tifozëve

Pamjet e para të Karim Benzemas me fanellën e Al-Ittihad janë mbresëlënese. Sulmuesi francez u prezantua para tifozëve në fushë në “King Abdullah Sports...

Rubini më i madh dhe më i vlefshëm ndonjëherë shitet në ankand, ja sa kushtoi ai

Një rubin 55,22 karatësh është bërë guri më e madh dhe më i vlefshëm i këtij lloji që është shitur ndonjëherë në ankand, duke...

Analiza e VOA: Mike Pence sfidon Trump për të qenë kandidat i republikanëve

Këtë javë disa republikanë kanë shpallur kandidaturën për president në përpjekje për të penguar ish-Presidentin Donald Trump që të marrë emërimin e Partisë Republikane...

Lajme të tjera

Web TV