Gazetari Roland Qafoku sjell librin “50 pyetje për 50 personazhe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sapo doli nga shtypi libri im i tretë, “50 PYETJE PËR 50 PERSONAZHE”, botuar nga UET PRESS. Mes mbi 2 mijë personazheve që ka intervistuar në 25 vjet karrierë, gazetari Roland Qafoku ka përzgjedhur 50 prej tyre, duke i sjellë në një formë të veçantë në këtë libër.

“Ne gazetarët vlejmë për pyetjet që bëjmë, kujt ia drejtojmë ato dhe në cilën kohë ua kemi bërë këto pyetje”.

Duke e shoqëruar veten me këtë postulat, Qafoku tregon se kishte projektuar herët që disa nga intervistat më të mira ti sillte për publikun në një libër.

“Kam besuar se janë intervista të rëndësishme për shkak të atyre që këta personazhe kanë thënë pas pyetjeve që u kam bërë për ato çështje që nuk flasin për ditë. Pra nuk janë pyetje për një çështje të caktuar që pas disa viteve intervista nuk vlen” tha Qafoku.

Sot ka jo pak vlerë çfarë ka treguar dikur detaje për jetën e vet Edi Rama, Olsi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Erion Veliaj, e shumë e shumë politikanë të tjerë.

Por edhe gazetarë si Armand Shkullaku, Ben Blushi, Mero Baze, Rudina Xhunga, Nikoll Lesi e të tjerë. Apo shkrimtarët si Ismail Kadare, Mira Meksi, Ylljet Aliçka por edhe personazhe të dashur për ne si Artan Fuga, Ermonela Jaho, Ernest Troshani, Ekrem Bardha, e të tjerë. Ky është libri i tretë i gazetartit dhe studiuesit Roland Qafoku pas librit “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”, botuar nga Onufri në 2015 dhe “100 vrasjet më të bujshme në Shqipëri” në 2017 nga West print.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV