Varianti delta ‘pushton’ Evropën, Merkel: Vaksina anti-COVID një detyrim ndaj shoqërisë ku jetojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët që ende nuk janë vaksinuar, teksa vala e katër e pandemisë është në kulmin e saj dhe COVID-19 po përhapet me shpejtësi, duhet të kuptojnë që kanë detyrim ndaj pjesës tjetër të shoqërisë dhe mbrojtjen e të tjerëve, tha në një deklaratë kancelarja në ikje, Angela Merkel.

Shifrat e rasteve të reja nga koronavirusi janë rritur në mënyrë drastike në të gjithë Evropën, ndërsa ekspertët po shqetësohen për sistemet shëndetësore dhe presionin për shkak të mbingarkesës në spitale.

Kjo situatë  sipas tyre vjen për shkak të personave të pavaksinuar, të cilët me papërgjegjshmëri përhapin sëmundjen.

Sipas statistikave, numri më i lartë i të pavaksinuarve janë të rinjtë, të cilët në shumicën e rasteve nuk përjetojnë format më të rënda të virusit, por ata janë përçues të tij.

Merkel, e cila po intervistohej nga presidenti i Microsoft, Brad Smith, shtoi se sfidat e pandemisë dhe ndryshimet klimatike janë të ngjashme, pasi të dyja ishin procese eksponenciale, ashpërsia e të cilëve ishte e vështirë të dallohej në fillimin e një kurbe rritjeje.

“Kur shihni fillimin e një rritjeje eksponenciale, duhet të veproni menjëherë dhe të kuptuarit se çfarë do të thotë eksponenciale nuk është i përhapur në shoqëritë tona,” tha Merkel.

Pas shfaqjes së variantit delta, Evropa po përjeton një valë të re të koronavirusit, duke rritur në mënyrë drastike numrin e rasteve të reja.

Megjithëse qeveritë e vendeve kanë filluar të marrin masa të reja shtrënguese dhe të intensifikojnë procesin e vaksinimit, sërish gjendja epidemiologjike mbetet shqetësuese.

Të fundit

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

Lajme të tjera

Web TV