Afrim Krasniqi: Partitë në Shqipëri mbajnë sekret anëtarët, delegatët dhe financimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politologu i njohur Afrim Krasniqi shprehet se legjislacioni shqiptar për partitë politike ka nevojë për një reformim të thellë dhe rrënjësor, që do të garantonte transparencë. Nisur nga përplasja në Partinë Demokratike për mandatet e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit të kësaj force politike, Krasniqi sjell shembullin e Estonisë dhe thotë se partitë aty i përditësojnë “online” të dhënat për të gjithë anëtarët, që nga kontributet deri te ata që largohen apo ndërrojnë jetë.

“Për të kuptuar diferencën midis konceptit tonë mbi politikën, partitë, anëtarët dhe “sekretin “shtetëror! Në Shqipëri asnjë parti nuk tregon jo vetëm listën e anëtarëve, por as financimin real të tyre, as emrat e strukturave drejtuese lokale dhe as vetë strukturën drejtuese, p.sh në Tiranë. Janë sekret.

Tek PS sistemi i patronazhistëve tregoi se lista e qytetarëve, të dhënat personale në e-albania dhe bindjet politike të qytetarëve nuk ishin sekret, por ama lista e anëtarëve të PS është sekret. Tek PD sekret janë jo vetëm anëtarët (lista nuk iu dha as kandidatëve për kryetar partie), por edhe delegatët e një Kuvendi Kombëtar janë sekret!”, shkruan Krasniqi.

 

 

 


Të fundit

Historike/ Interi mposht Barcelonën edhe me ndihmën e VAR

Inter ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Barcelonës me rezultatin 1-0, duke marrë kështu tre pikë me shumë vlerë...

Vangjeli: Kritikat e politikës ndaj SPAK janë lajm i mirë, kanë filluar të kenë frikë

Analisti Lorenc Vangjeli, e ka cilësuar një lajm të mirë deklarata e bëra nga politikanët kryesorë në Shqipëri kundër SPAK. I ftuar në “Log.” në...

Veliaj jep lajmin e mirë: Hapet gara për Teatrin e ri Kombëtar

Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në një intervistë në emisionin “Publikisht”, në RTSH, kryebashkiaku Erion...

Vritet në mes të lokalit këngëtari i njohur, pasi refuzoi të këndonte një këngë

Këngëtari i njohur turk, Onur Şener është plagosur për vdekje në një lokal ku po performonte. Sipas deklaratave të pasqyruara në raportin e policisë,...

Gjermania do të mbyllë termocentralet me qymyr deri në vitin 2030

Kompania gjermane e energjisë RWE do të ndalojë djegien e qymyrit deri në vitin 2030, duke kursyer 280 milionë tonë metrikë të emetimeve të gazeve...

Lajme të tjera

Web TV