Diaspora me një tekst të përbashkët mësimor/ Kushi dhe Nagavci marrin pjesë në promovimin e “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe homologia e saj kosovare, Arbërie Nagavci kanë qenë pjesë e konferencës prezantuese të e librit fitues “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I, një fryt i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Gjatë kësaj konference, të organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, është caktuar edhe kalendari i punës së Komisionit të Përbashkët për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, për fazën e dytë.

Ministrja Kushi është shprehur se diaspora shqiptare është një pasuri shumë e madhe për mbarë kombin shqiptar, prandaj është në interesin tonë të përbashkët që ta mbështesim. Gjithnjë e më shumë mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetin tonë kombëtar tek diaspora, e sidomos tek fëmijët e tyre.

Ministrja Nagavci tha se përgatitja e këtij teksti është dëshmia më e mirë që bashkërendimi mund të krijojë gjëra me vlerë. Ajo theksoi se me angazhimin e mëtejshëm të dy shteteve do të punohet në hartimin e teksteve mësimore për nivelet tjera të mësimit shqip në diasporë. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe anëtarë të Komisionit të përbashkët Shqipëri-Kosovë për miratimin e teksteve mësimore për diasporën.

Të fundit

Ndyshimet që ndodhin në trupin tuaj nëse konsumoni xhenxhefil për një muaj

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në...

Çfarë ndodhi? Zarf i zi në BBV! Ngjarja që tronditi banorët

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka tronditur ditën e sotme shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje...

Pse të gjithëve u pëlqejnë thashethemet?

Fundi i dashurisë mes Tottit dhe Ilary Blasi është vetëm shembulli i fundit i mrekullueshëm. Edhe dy njoftime për shtyp (një, padyshim) trumbetuan kudo për...

“Ke rënë brenda ore kafshë”, Silvi-Romeos: S’po bëj lojë, më pëlqen Erjola

Gjatë një bisede në BBV3 Romeo ngacmon Silvin për Erjolën. Ai dhe Julia e pyesin nëse vërtet ka pëlqim për të apo thjesht e...

Trump shënon sërish fitore, nuk ndal sulmet për kundërshtarin e mundshëm Joe Biden

Donald Trump fitoi një sërë garash presidenciale republikane të shtunën, duke iu afruar më shumë faktit i të qënit kandidati i partisë në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV