Katar 2022/ Franca dhe Belgjika presin biletën e Botërorit, Holanda vështirëson kualifikimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Danimarkës dhe Gjermanisë i janë bashkuar edhe Belgjika me Francën si dy kombëtaret e radhës që kanë siguruar edhe matematikisht kualifikimin për në Botërorit e Katarit. Franca ka shpërtalluar me shifrat e thella 8-0 Kazakistanin. Në këtë 90 minutësh spikati mbi të tjerët Mbappe që realizoi ‘poker’, 3 prej të cilëve që në pjesën e parë. Për t’u veçuar ishte edhe Benzema me ‘dopietë’. Pas 7 ndeshjesh Franca kryesuese është me 15 pikë, 4 më shumë se Finlanda ndjekëse.

Ndërkohë Belgjika ka bërë detyrën duke mposhtur me rezultatin 3-1 Estoninë. Ndeshjen e zhvilluar në Bruksel e zhbllokoi fillimisht Benteke, ndërsa më pas realizuan Carrasco dhe Eden Hazard. Pas 7 ndeshjesh ‘djajtë’ e Roberto Martinez janë në kuotën e 19 pikëve, 5 më shumë se Finlanda e vendit të dytë që fitoi 1-3 në transfertën e Bosnje-Hercegovinës.

Ndryshe nga Belgjika dhe Franca, Holanda ka shpërdoruar rastin për të siguruar matematikisht Botërorin. ‘Tulipanët’ në transfertën e Malit të Zi edhe pse deri në minutën e 81 udhëhiqnin me shifrat 0-2, në fund nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2. ‘Dopietës’ së Depay-t për Holandën iu përgjigjën Vukotic dhe Vujnovic për Malin e Zi. Pas sfidës së parafundit në grup Holanda udhëheq me 20 pikë, 2 më shumë se Turqia dhe Norvegjia. Në ndeshjen e fundit pas dy ditëve Holanda do të presë Norvegjinë.

 

Të fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Lajme të tjera

Web TV