Mësuesja 40-vjeçare humb jetën nga Covid-19, ministrja Kushi jep lajmin e trishtë dhe bën apel për vaksinim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mësuese 40-vjeçare ka humbur jetën nga COVID-19 në Elbasan. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shpreh hidhërimin e saj për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja, pas një beteje të vështirë kundër virusit Covid 19, të cilën nuk e fitoi dot.

Në mesazhin e saj ngushëllues, Znj. Kushi bën dhe një herë thirrje për të mos neglizhuar vaksinimin, si mënyra më e mirë për të shmangur sa më shumë rrezikun e këtij virusi.

STATUSI I PLOTË I MINISTRES EVIS KUSHI
Të dashur miq,
Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.

Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos e neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.

 

 

Të fundit

Krisje mes çiftit/Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”nga halli që i ka zënë

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë...

Kryemadhi përplaset me Metën: Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Deputetja e Partisë së Lirisë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me...

E diela dita më e ftohtë e javës, ja sa do të shënojë termometri

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim...

Nga Meta e Monika, te Besi me Xhensilën dhe Elvana, si SPAK po “ndan” çiftet VIP

Me hetimet e tij, SPAK-u po kthehet në një nga arsyet kryesore të divorceve në radhët e “VIP-ave”, në të gjitha fushat e mundshme,...

Metën e kemi parë majë hekurave, sepse po i vijnë hekurat!

Nga Spartak Ngjela Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri. Por, më i akuzuari, Ilir Meta, po paraqet një...

Lajme të tjera

Web TV