16 nëntor 1945/ Si u themelua UNESCO, organizata që kontribuon për paqen botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 16 nëntor të vitit 1945, ndërsa lufta sapo kishte mbaruar, përfaqësues nga 44 shtete u mblodhën në Londër për për të “ndërtuar paqe në medjen e njerëzve”, për të krijuar një organizatë që do të mishëronte një kulturë të mirëfilltë paqeje, mbështetur në solidaritetin intelektual dhe moral të njerëzimit për të parandaluar shpërthimin e një lufte tjetër botërore. Nga kjo konferencë lindi UNESKO, akronim në anglisht për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Ratifikimit i organizatës
Kushtetuta e UNESCO-s, nënshkruar më 16 nëntor 1945, hyri në fuqi një vit më vonë, pas ratifikimit nga njëzet vende: Australia, Brazili, Kanadaja , Kina, Çekosllovakia, Danimarka, Republika Dominikane, Egjipti, Franca, Greqia, India, Libani, Meksika, Zelanda e Re, Norvegjia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Turqia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Sesioni i parë i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s u mbajt në Paris nga 19 nëntor-10 dhjetor 1946 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 30 vende me të drejtë vote.
Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara ose UNESCO është një agjensi e specializuar e Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në Botë duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar përmes arsmit, shkencës, dhe kulturës. Më tutje kërkon edhe respektimin universal të drejtësisë, ligjeve të shtetit dhe të drejtave të njeriut, liri këto themelore të shpallura në kartën e OKB-së. Është trashëgimtare e Komisionit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Intelektual të Lidhjes së Kombeve.
UNESCO ka 193 shtete anëtare dhe gjashtë anëtarë të tjera. Organizata është me seli në Paris, me mbi 50 zyra në terren dhe shumë institucione të specializuara dhe qendra në të gjithë botën. Pjesa më e madhe e zyrave janë në terren “grumbull” zyra që mbulojnë tre ose më shumë vende; ka edhe zyra rajonale dhe kombëtare. UNESCO ndjek objektivat e saj nëpërmjet pesë programeve të mëdha: arsim, kulturë, shkenca natyrore, shkenca sociale dhe shkenca e njeriut, komunikimi dhe informacioni. Projekte të sponsorizuar nga UNESCO përfshijnë degët letrare, teknike, dhe programe të trajnimit të mësuesve; programet ndërkombëtare shkencore. Promovimin e pavarur të medias dhe lirinë e shtypit. Projekteve rajonale dhe kulturore historike, avancimin e kulturës; marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar për të siguruar në botë trashëgimin kulturore dhe trashëgimia natyrore (Vende të Trashëgimisë Botërore) dhe për të ruajtur të drejtat e njeriut, dhe përpjekjet për të lidhur gjithë botën dixhitalisht.

Shqipëria, në UNESCO
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën se Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) për shak të rrethanave të krijuara në disfavor të saj zgjati mbi 12 vjet, po t’i referohemi dokumentacionit të kohës që ka zanafillën që nga data e shprehjes zyrtarisht të kërkesës së qeverisë sonë në muajin Nëntor të vitit 1946-të.
Aplikimet e paraqitura nga shtetet jo anëtare të Kombeve të Bashkuara për t’u pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, bazuar në nenin 2 paragrafi II të Statutit të UNESCO-s, do të transmetoheshin menjëherë nga Sekretariati i Përgjithshëm i kësaj organizate në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara, i cili ishte organi kompetent që rekomandonte pranimin ose refuzimin e kërkesës. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë nuk qe i lehtë për vendin tone, pasi Mbretëria e Bashkuar ishte kundër aplikimit shqiptar, pasi Shqipëria, sipas saj, ishte i vetmi vend që kishte injoruar në mënyrë flagrante vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare tё Drejtёsisё (Rasti i Kanalit tё Korfuzit)

Lexo edhe :  Dashuri nën zjarr: Si i mbijetoi luftës në Kosovë një çift i përzier etnikisht

Referuar burimeve arkivore që disponojmë pavarësisht se vendi ynë Shqipëria miratoi Konventën Themeluese të organizatës, duke i hapur rrugën firmosjes së Konventës, e cila u bë nga përfaqësuesi i Shqipërisë në Paris. Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, në bazë të politikave të saj të paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ka vendosur të kërkojë pranimin e Republikës Popullore të Shqipërisë si anëtare të UNESCO-s.
Duke dorëzuar këtë aplikim, nga Parisi më 6 tetor 1954, në përputhje me nenin 92 të rregullave procedurale të Konferencës së Përgjithshme, Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të kryejë veprimet e duhura me qëllim që të vendoset në agjendën e seksionit të ardhshëm të Konferencës së Përgjithshme, e cila do të mbahej në Montevideo në 12 Nëntor 1954.
Në të njëjtën ditë u dorëzua dhe instrumenti i miratimit të Konventës së 16 nëntorit 1945, tek Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s dhe kësisoj Shqipëria u bë anëtare e saj më 16 tetor 1958. Sigurisht në këto përpjekje Shqipëria gjeti edhe miq e dashamirës të saj të cilët e ndihmuan atë për ti hapur rrugë progresit dhe përparimit të saj. Një prej tyre ishte edhe z. Luther H. Evans, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, i cili e mbështeti fort kërkesën e vendit tonë përpara organizmave të Kombeve të Bashkuara.
Antarësimi i vendit tonë në organizatën më të madhe të Kombeve të Bashkuara më 16 Tetor 1958, duket se e ndihmoi Shqipërinë e atëhershme të luftonte analfabetizmin e trashëguar ndërshekuj robërie në përpjekje për të nxjerrë vendin nga një prapambetje e theksuar ekonomike dhe shoqërore.

Të fundit

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Lajme të tjera

Web TV