“Po, unë e mora në shtëpi”/ Zbardhet dëshmia e “monstrës” së Fierit: E vrava dhe pastaj e groposa në oborrin tim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet dëshmia e Klodian Çalamanit, 38-vjeçari i cili akuzohet se rrëmbeu dhe më pas vrau një fëmijë vetëm 8-vjeç në fshatin Mujalli të Fierit.

Para efektivëve të policisë, ai ka pranuar se të miturin e marrë peng fillimisht në banesë dhe pas disa orësh e ka vrarë. Trupin e ka groposur në një pjesë të oborrit të tij duke e mbuluar me baltë.

“Po. Unë e mora në shtëpi. E vrava dhe pastaj e groposa në oborrin tim” -mësohet se është shprehur ai. Prindërit e të miturit kishin humbur kontaktet që në orët e paradites.

Rreth orës 15.30 ata kishin bërë denoncim në polici dhe më pas u zbulua krimi që kishte bërë fqinji i tyre, Raportohet se autori pasi kishte qëlluar disa herë me lopatë në kokë djalin e mitur, më pas e kishte mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij.

Por, fill pas këtij episodi të rëndë, ai ka dalë në rrugë, ndërsa ka pyetur disa herë familajrët e viktimës nëse e kishin gjetur djalin. Kjo edhe për të humbur gjurmët. Mësohet se ai ka dalë në rrugë në gjendje të dehur, ndërsa ka pyetur vazhdimisht me pyetjet; ‘A e keni gjetur djalin?’, ‘A erdhi djali në shtëpi?’.

Ndërkohë, pasi u shoqërua në polici, 38-vjeçari u rrëfye në komisariat, ku pranoi edhe krimin makabër.

Çalamani njihej si person problematik në fshat. Ai ishte i alkoolizuar dhe në të kaluarën kishte rrëmbyer një vajzë.

Të fundit

Sali Berisha është Sali Berisha

Nga; Agron Gjekmarkaj Tani pas fjalimit poetiko panegjerik shtrëngohem t’i jap një përgjigje ! Partia nga vjen Petrua është parti europiane...

Aksident i rëndë në Tiranë/ “Golfi” godet urbanin e Kamzës, zbardhen detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Një automjet tip “Golf“ ka goditur në pjesën e pasme urbanin e linëjs së...

Moti i keq ‘bën kërdinë’ në këtë vend,mbyllen shkollat dhe anulohen…

Emiratet e Bashkuara Arabe janë prekur nga moti i keq, me shirat e dendur që kanë përmbytur autostradat kryesore. Ndërkohë, numri i të vdekurve...

Njëlloj sikur të mundë miza, elefantin

Nga Artur Ajazi Po të dëgjosh Gazin, Këlliçin, Nokën, apo dhe ndonjë këshilltar të Bashkisë së Tiranës mbrëmjeve në emisionet televizive, mëndja edhe mund të...

Do përjashtojë Kryemadhin nga partia?/ Meta: Kemi vuajtur pasojat e nepotizmit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi mbrëmjen e djeshme se do të lufojë nepotizmin në parti, duke ngritur aludimet se do të...

Lajme të tjera

Web TV