Raporti i “Iniciativës së Vjenës”: Bankat e Ballkanit e kanë përballuar mirë pandeminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bankat në Ballkan kanë përballur mirë dhe janë treguar mjaft elastike ndaj pandemisë së koronavirusit, thotë Iniciativa e Vjenës. “Kriza Covid-19 ende nuk është materializuar plotësisht në një përkeqësim të konsiderueshëm të cilësisë së aktiveve të bankave, siç u frikësua fillimisht”, thuhet në raportin më të fundit për kreditë me probleme i publikuar të hënën.

Megjithatë, shumë ekonomi “mbeten të brishta dhe mund të vërehen pabarazi të konsiderueshme në performancë”.

Sipas raportit të “Monitorimit të kredive me probleme për rajonin në tremujorin e dytë të 2017-s në 17 vende të mbuluara nga Iniciativa e Vjenës, përfshirë Ballkanin dhe Shqipërinë, mesatarja ishte 3.5 për qind, krahasuar me 2.3 për qind të Bashkimin Europian.

Shifra është poshtë kufirit prej 5 për qind të përcaktuar nga Autoriteti Bankar Europian për kreditë me probleme të larta. Raporti i përgjithshëm i mbulimit të rajonit gjithashtu mbeti i qëndrueshëm që nga viti 2018 dhe qëndroi në 64.5 për qind më 30 qershor 2021.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, uljen më të madhe të kredive të këqija e raportoi Maqedonia e Veriut, me 23 për qind.

“Tendenca në rënie e kredive me probleme ishte “në pjesë të mëdha për shkak të suksesit të masave të zbatuara për të mbështetur huamarrësit, bankat dhe ekonomitë, si moratoriumet e pagesave dhe skemat e garancisë publike”, thuhet në raport.

Megjithatë, shumica e masave tani kanë skaduar, ose do të përfundojnë në muajt e ardhshëm. Prandaj, efekti i krizës mund të ndihet ende, paralajmëron Iniciativa e Vjenës. Për më tepër, rritja e fundit e shkallës së infeksionit ka rikthyer mundësinë futjes së kufizimeve drastike për të mbrojtur shëndetin publik./Gazeta Shqip

Të fundit

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV