Situata brenda Partisë Demokratike, Haxhi Isufi sjell karikaturën epike: Afati i fundit, 10 dhjetori 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata në Partinë Demokratike nuk është aspak e qetë që pas momentit kur Sali Berisha u shpall “non-grata” dhe më pas u përjashtua nga grupi parlamentar i partisë.

Që prej asaj dite, Berisha nisi turin e foltoreve në shenjë hakmarrje ndaj Bashës dhe njoftoi se tashmë ka siguruar 4200 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar më datë 11 dhjetor.

Nga ana tjetër dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka qenë i palëkundur në qëndrimet e tij. Pasi vetë Berisha shprehu ambicien për tu rikthyer jo vetëm në krye të partisë por edhe në krye të qeverisë, ai i ka komentuar lëvizjet e Berishës duke thënë se gjithçka po bëhet për interesat personale të ish-kryeministrit.

Nga ana e tij, Basha njoftoi se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet në datën 18 dhjetor, duke ja bërë të qartë këtë gjë Berishës dhe mbështetësve të tij. Propozimi i Bashës është votuar në kryesinë e Partisë Demokratike me 26 vota pro në favor të Bashës dhe 3 kundër.

Për ta përmbledhur gjithë situatën brenda selisë blu, ka menduar botuesi i revistës “Kunji”, Haxhi Isufi.

Ai ka publikuar një karikaturë  të Berishës dhe Bashës me ish-kryeministrin që tenton të godasë me karrige kryetarin e PD-së, si simbol për dëshirën e doktorit për tu rikthyer në krye të PD-së. Ndërkohë brenda fotos, ai shkruan: “Afati i fundit, 10 dhjetori 2021”.

 

 

Të fundit

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje shiu me rrebeshe në zonën e Shkodrës, reshje bore...

Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit dhe Inovacionit në Korçë

Ka hapur dyert për artistët dhe artdashësit Qendra e re e Artit, Kulturës dhe Inovacionit një projekt që e ka kthyer qytetin e Korçës...

Më shumë të rinj të papunë/ “Rinia të mbështetet me grante”

Më shumë se 44.7% e rinisë shqiptare (15-29) është ekonomikisht jo aktive, duke bërë që në vend të ketë praktikisht më shumë të rinj...

Vullkani i Antarktidës nxjerr pluhur ari me vlerë 6 mijë dollarë në ditë, ku shkon ai?

Ekspertët kanë zbuluar afërsisht 80 gramë flori të kristalizuar në xhepat e gazit që emetohen nga mali Erebus, një nga 138 vullkanet aktive të...

Sezoni turistik/ Balla në Rinas: Mirësjellje me të huajt që vijnë në Shqipëri

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi pikën kufitare të Rinasit, ku u njoh nga afër me masat...

Lajme të tjera

Web TV