E frikshme në Itali/ 38-vjeçari vret gruan, dy fëmijët e mitur, vjehrrën dhe më pas veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sasuolo të Italisë. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se një 38-vjeçar me origjinë tuniziane, Nabil Dhahri ka vrarë gruan, dy fëmijët e mitur, vjehrrën dhe më pas veten.

Bëhet me dije se efektivët e policisë në vendngjarje janë përballur me një skenë të tmerrshme: pesë kufoma. Mes tyre edhe dy fëmijë të vegjël, 2 dhe 5 vjeç.
Një familje e tërë është zhdukur nga një krim makabër pa kuptuar një arsye që ndoshta nuk do të mësohet kurrë.

Nabil Dhahri, autori i dyshuar i ngjarjes, pasi vrau ish-bashkëjetuesen, Elisa Mulas, dy fëmijët, i mori jetën dhe vjehrrës së tij.
Sipas informacioneve masakrës i ka shpëtuar vetëm një vajzë, e lindur nga një lidhje e mëparshme e viktimës, e cila ka qenë në shkollë.

Elisa, viktima e cila u vra nga bashkëshorti, ishte transferuar në shtëpinë e nënës së saj para një muaji me fëmijët pasi donte t’i jepte fund lidhjes me autorin. Sipas mediave italiane, ai nuk e kishte pranuar asnjëherë ndarjen.

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV