Qytetarët kërkojnë që Klodian Çalamani të varet si në kohën e Berishës, çfarë ndodhi në vitin 1992 në mes të Fierit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke marrë shkas nga vrasja e 8-vjeçarit, dhjetëra banorë të Fierit janë mbledhur në qendër të qytetit për të firmosur një peticion për rikthimin e dënimit me vdekje.

Qytetarët dhe familjarët e vogëlushit kërkojnë dënim maksimal për Klodian Çalamanin, autorin e dyshuar të vrasjes së Mateo Vasiut.

Shumë prej tyre, teksa flisnin për mediat, kujtuan dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri, ku dy vëllezër u varën në shesh, në qendër të Fierit.

Por çfarë ndodhi në vitin 1992?

Masakra e Libofshës, ku pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, është një prej ngjarjeve më tronditëse që kanë ndodhur në Shqipëri.

Në kohën kur sapo komunizmi ishte shembur, drejtësia shpalli  fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko.

Kërkohet rikthimi i dënimit me vdekje/ Çfarë ndodhi

Krimi ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur dy vëllezërit hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim për t’i grabitur. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën – pasi e torturuan për një orë – dhe në fund mbesën 8-muajshe të familjes.

Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe. Opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh, të dy vëllezërit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje: ekzekutim me varje në mes të qytetit.

Pas varjes në mes të qytetit, trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.

Lexo edhe :  Balla ‘dush të ftohtë’ shërbimit zjarrfikës: Nevojë për përmirësim të prekshëm

Prej asaj kohe, në Shqipëri nuk është aplikuar më dënimi me vdekje. Gjithsesi, krimi makabër i ditëve të fundit në Fier, ka shtuar zërat që kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje, si e vetmja mënyrë për të parandaluar krimi të tilla të tmerrshme.

Gjithsesi, shumë nga qytetarët nuk janë dakord, pasi “varja” do ishte si një lloj shpëtimi për autorë të tillë krimesh monstruoze. Ndërsa të shumtë janë edhe qytarët se vrasja nuk mund të ndëshkohet me vrasje./GSH

Të fundit

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i...

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Lajme të tjera

Web TV