Shkatërrohet grupi me 8 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen dy plantacione me marijuanë, makina dhe euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tetë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Mësohet se autoritetet kanë sekuestruar 2 plantacione me marijuanë, ku u kultivuan mbi 2 mijë rrënjë kanabisi me peshë 250 kg, 4 kg marijuanë e përpunuar dhe 6500 euro.

Më tej raportohet se policia spanjolle ka sekuestruar dhe një automjet dhe disa pajisje që shërbenin për përpunimin e drogës.

Të arrestuarit i përkasin moshës 18-42 vjeç. Hetimet për goditjen e këtij grupi kanë nisur që në muajin gusht, ku u gjet një sasi droge e braktisur në një depo në Catarroja.

Të fundit

Fortlumturi Joani u zgjodh kryepeshkopi i ri/ Albin Kurti: I urojmë suksese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një mesazh urimi për Hirësinë e Tij, Joan...

Blendi Gonxhja: Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit

Parku Arkeologjik Shkodër gjatë dy muajve të parë të vitit 2025 ka mirëpritur mbi 4,700 vizitorë, 27% më shumë krahasuar me vitin 2024. Shifra u...

I premtoi një 7-vjeçari se do t’i hapë TikTok-un më 12 maj, Rama ironizon Berishën

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë premtim qesharak të Berishës me pamjet e një bufi, i cili ka të mbivendosur zërin e kreut të...

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Cervenakë, ku një automjet ka përplasur për...

“Hoti është ndarë kur u nda Shqipëria”, vrasja e Isa Boletinit në Urën e Ribnices!

Nga Tirana drejt Shkodrës. Dhe përtej. Këtë herë do të shkojmë drejt kufirit me Malin e Zi, që e ndan Hotin e banuar me...

Lajme të tjera

Web TV