Balluku ultimatum për ujësjellësat: Jeni bërë bamirës, drejtor kthehu tani në zyrë dhe ndreqe!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka nisur reformën e ujit që drejtohet nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Belinda Balluku ishte pasditen e sotme në Elbasan për të diskutuar me kryebashkiakët e këtij qarku lidhur me reformën që do të ndërmarrim në sektorin e ujit, për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, por edhe për të përmirësuar performancën e ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve. Ministrja kritikoi shifrat e paraqitura nga Ujësjellësi i Peqinit dhe Belshit.

Peqini në 2018-20 deklaronte 60.5% ndërkohë që sot ka arritur në 70.73%, pra ka një rritje të ujit të papaguar në 10%. Peqini si duket ka vendosur të bëhet bamirës dhe ka ngritur shifrën e ujit të papaguar apo humbjeve teknike.

Në Belsh kemi një problem shumë serioz, që duhet ta diskutojmë. Të gjitha deklarimet janë të rreme, sepse ju keni deklaruar që humbja juaj në 2018-20 ishte 16.5% dhe tani e keni shtuar pak e keni bërë 20%.

Kjo nuk ka shans të ndodhë, pasi nëse rrjeti është përfundimisht i ndërtuar rishtazi humbjet teknike duhet të jenë rreth 20%. Ju në 2018 para investimeve keni deklaruar 16% humbje, të njëjtat deklarata janë në të gjitha tabelat. Pra deklaratat tuaja nuk e vë në dyshim që nuk keni mendim të pasëm për të bërë këtë lloj deklarate.

Që ne të bëjmë reformën na duhet të kemi shifra të përafërta. E di që nuk matni as burimin as depon, por sikur e bëjnë të tjerët do ta bëni edhe ju dhe nuk do të vini më me këto shifra qesharake. Nuk po ju gjykoj apo akuzoj, por nuk keni bërë punën si duhet” tha ministrja.

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV