Legalizohen 3 pallate të tjera në Durrës/ Lame thirrje bashkive: “Mos jepni leje ndërtimi tek subjektet me probleme!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, së bashku me drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi kanë dorëzuar dokumentin e legalizimit banorëve për tre pallate të braktisur nga investitorët. Banorët e tre pallateve prisnin çertifikatën e pronësisë prej rreth 15-20 vjetëve.

Lame ju ka bërë thirrje Bashkive në përgjithësi, dhe në rastin konkret edhe asaj të Durrësit, që të mos japin më leje ndërtimi për investitorët që nuk e çojnë deri në fund procesin për hipotekimin e pallateve që ndërtojnë. “Do i bëja një thirrje të fortë Bashkive në përgjithësi dhe konkretisht Bashkisë Durrës, që nuk mund të vazhdohet t’ ju jepen leje të reja ndërtimi subjekteve ndërtuese, kur kanë lënë pas vetes halle të tilla me qytetarët”- theksoi kreu i Kadastrës.

Kërkesa për të mos ju dhënë leje ndërtimi ndërtuesve që shkelin rregullat dhe pasi shesin apartamentet u kthejnë shpinën qytetarëve, ka pasur për disa Bashki. “Në disa raste ne jemi përpjekur të bashkëpunojmë me Bashkitë duke ju dhënë listat e këtyre subjekteve dhe duke ju kërkuar në të njëjtën kohë që mos jepni leje ndërtimi pa mbyllur proçedurat me objektet e vjetra. Në disa raste na kanë dëgjuar edhe në disa të tjera  jo, por po e përsëris publikisht kësaj here këtë thirrje bashkive. Mos jepni leje të reja ndërtimi këtyre subjekteve, pa mbyllur ato paraprakisht problemet që kanë lënë hapur me banorët objekte të tjera. Për më tepër, problematika që nuk i kanë krijuar banorët, por i kanë krijuar vetë subjekte me kate shtesë, me shtesa anësore, e kështu me rradhë”, tha Lame.

Më tej ai shtoi se: “megjithëse ‘riskojmë’ të akuzohemi që po nxjerrim të dhëna personale, por do doja ti përmendja me emër këto tre subjekte”. Kjo është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e tyre dhe për të kuptuar që vërtet kësaj radhe na “i hodhën” në kuptimin që ne e vazhduam procedurën me banorët, por në rastet e tjera do veprojmë paraprakisht me Bashkitë para se të bëhet legalizimi duke i kërkuar “stop” këtyre subjekteve për leje ndërtimi, përpara se të mbyllim problemet e vjetra.

Lexo edhe :  Meta ironizon Bashën: Dihet kush është pazarxhiu, e ka në ballë!

Në rastin konkret kemi të bëjmë me tre objekte: njëri është godinë 12 kate dhe 1 katë nëntokë subjekti ndërtues “Rekon Shpk” dhe investitor “V Ndërtimi”. Subjekti i dytë është godinë e kombinuar 6 kate plus 1 kat nëntokë, plus papafingo, subjekti ndërtues “Marina 2001”. Subjekti i tretë është godinë banimi 6 kate, 1 kat nëntokë dhe tarracë me subjekt ndërtues “Teuta Construksion” dhe kjo e vitit 2000.

Për të treja këto pallate,procedurat e legalizimit janë ndjekur direkt me banorët. Drejtori i Kadastrës tha se investitorët po tregohen të papërgjegjshëm duke i lënë banorët në mëshirë të fatit.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV