DPSHTRR: Aksidentet rrugore me pasoja fatale kanë rënë ndjeshëm në 22 muajt e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, njofton se numri i viktimave në aksidente rrugore me pasoja fatale ka rënë ndjeshëm në 22 muajt e fundit, edhe pse kemi 110,000 mjete më shumë në këtë periudhë.

Sakaq, DPSHTRR njofton se në këto 22 muaj 120,000 persona kanë marrë leje drejtimi për herë të parë, dhe kemi ulje të numrit të aksidenteve rrugore me pasoja dhe ulje të fataliteteve.

Shifra mjaft pozitive tregojnë ulje të aksidenteve me pasoja nga drejtuesat e mjetit të moshës deri 24 vjeç dhe shumë më pak aksidente nga drejtues mjeti të moshave 25 deri 34 vjeç.

“10-mujori 2021 dhe krahasimi me po atë periudhë të 2018, 2019-ës (viti 2020 ka qenë me qarkullim të kufizuar nga masat anti-Covid19) për aksidentet rrugore me pasoja, fatalitetet, moshat e përfshira, kategoritë e përdoruesve të rrugës dhe disa nga shkaktarët kryesorë. Kemi ulje të ndjeshme të aksidenteve nga moshat e reja, ulje edhe nga moshat 35 deri 60 vjeç! Rritja e vetëdijes, kujdesi i shtuar nga të sapopatentuarit, mjete më të sigurta nga një kontroll teknik më cilësor, edukimi më profesional nga Autoshkollat dhe testimet më të përgjegjshme nga Komisionet e DPSHTRR, kanë dhënë rezultat!

Ndikim ka pasur edhe puna më e mirë e Policisë Rrugore me masat e kontrollet e shtuara ndaj kundravajtësve.

Statistikat sinjalizojnë rritje fatalitetesh nga pakujdesia e këmbësorëve në kalimin e karexhatave, tregues që kërkon punë me ndërgjegjësimin, infrastrukturën e sinjalistikën rrugore, edukimin dhe kujdesin me këtë kategori vulnerabël!”-njofton DPSHTRR.

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV