Eseja rreth shqiptarëve/ Kur Volteri shkruante për kryetrimin Skënderbe

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Më 21 nëntor të vitit 1694 u lind François-Marie Arouet (v.1778), emri i penës i të cilit quhej Volter. Ai ishte përfaqësues kryesor i Iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion, përkrahës i tolerancës fetare dhe për ndarjen e kishës nga shteti, shkrimtar me dhunti të shumta, duke prodhuar vepra në pothuajse çdo formë letrare: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore.

Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi 2 mijë libra dhe pamflete. Volteri ishte mbrojtës i hapur I lirisë së shprehjes, përkundër pasojave nga ligjet dhe censura e rreptë e kohës. Për shkrimet e tij satirike, ai shpesh u dënua me burgim ose mërgim. Volteri ishte kritik i ashpër i traditës fetare, që pengon lirinë individuale të besimit – por ai nuk thoshte se ishte kundër idesë së një qenie supreme. Volteri arsyeton se ekzistenca e Zotit nuk është çështje besimi, por arsyeje, dhe se të gjithë njerëzit janë vëllezër, ndërsa janë krijesa të njëjta nga i njëjti Zot.

Sa për skllavërinë, Volteri e kritikoi ashpër, por në anën tjetër, u përpoq të shpjegojë se racat e ndryshme kishin origjina të veçanta prandaj nuk mund të ishin të njëjta ose të barabarta. Volteri shpesh është akuzuar për anti-semitizëm edhe pse shumica e kritikave të tij në fakt i drejtohen Biblës, dhe jo Judaizmit në veçanti. Volteri gjithashtu shkroi drama, prozë dhe poezi. Kandidi është puna e tij më e famshme në prozë, ku ai kritikon filozofinë e Gottfried Wilhelm Leibnizit mbi optimizmin metafizik nëpërmjet naivitetit të Kandidit, personazhi kryesor, i cili pas përjetimit të një fatkeqësie, refuzon të jetë optimist pa patur arsye për të qenë I tillë.

Lexo edhe :  Çekia kufizon lëvizjen e personave të pavaksinuar kundër COVID-19

Duke shkruar për historinë, Volteri sfidoi konceptin mbizotërues të kohës së tij, se historiografia duhej të merrej me ngjarjet e mëdha politike, ushtarake dhe diplomatike; Volteri thotë se theksi duhet vënë në kulturë, art, shkencë, zakone – dhe u përpoq për të shkruar një histori të botës mbi këto baza. Kjo vihet re edhe në “Ese mbi edukatën dhe shpirtin e kombeve” lidhur me heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbe, për të cilin Volteri shprehet me konsideratat më të larta, duke thënë se nëse perandorët byzantinë do të kishin vepruar si Skënderbeu, rënia e Kostandinopojës nuk do të kishte ndodhur.

Në esenë e tij, Volteri analizon rezistencën çerek shekullore të shqiptarëve kundër perandorisë osmane; dhe argumenton se faktorët themelorë të fitoreve të Skënderbeut janë dy; 1) shqiptarët janë popull luftarak. 2) Shqipëria është vend malor dhe se mos-përulja është veçori e banorëve të maleve.


Të fundit

Eseja rreth shqiptarëve/ Kur Volteri shkruante për kryetrimin Skënderbe

Më 21 nëntor të vitit 1694 u lind François-Marie Arouet (v.1778), emri i penës i të cilit quhej Volter....

Kombëtarja/ Duka zbulon të ardhmen e Reja-s dhe qartëson çështjen Broja

Kur Shqipëria i mbylli kualifikueset e Botërorit në vendin e tretë dhe nuk u kualifikua dot, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dalë sot...

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, humb jetën një person

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin Vau i Dejës-Bushat. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të...

“LANÇ, vepër monumentale e ushtrisë partizane”, Balla me organizatën e veteranëve: U radhitëm në anën e duhur të historisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Konferencën e 12-të Kombëtare të Organizatës së veteranëve të LANÇ. Që në nisje...

Rama: Paga më e ulët në peshkim 800 mijë lekë, vijnë nga Turqia dhe Egjipti për të punuar këtu

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot buxhetin e vitit 2022 për sektorin e peshkimit. Kreu i qeverisë tha se ky sektor është zhvilluar dhe...

Lajme të tjera

Web TV