“Dua të ndeshem në Tiranë”/ Fjalët e Florian Markut pas fitores: Radhën e kanë të gjithë boksierët britanikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka marrë fitoren e radhës në IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë, pasi ka mposhtur kundërshtarin e tij Lorick Luisetto.

Florian Marku ka vazhduar karrierën e tij në boks si i pamposhtur duke marrë fitoren e radhës ndaj Luisettos pas tetë raundesh, me vendim të gjyqtarëve.

Pas ndeshjes ai ishte i emocionuar, duke thënë se donte ta nokautonte kundërshtarin, por që ndonjëherë nuk shkon si duhet.

“Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një përballje e vështirë, por ai nuk është në nivelin timin. Sonte tentova nokaut, por nuk e arrita. Ishte një kundërshtar i fortë.  Unë mundohem ti kënaq fansat, i bëj ndeshjet që ata të kënaqen”, ka thënë fillimisht ai.

Marku edhe njëherë ka kërkuar të ndeshet me kampionin aktual, Conor Benn, por edhe me boksierët e tjerë britanikë.

“Ju e dini se çfarë duele dua, Conor Benn është frikacak. Ai nuk do të ndeshet kurrë me mua. Do të luftoj me të gjithë që më afrojnë afër titullit botëror. Të gjithë boksierët britanikë, apo nga e gjithë bota, m’i sillni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë. Do e lë shpirtin në ring”, deklaroi Marku.

Në fund ai ka thënë se dëshiron të luftojë në Tiranë, ndërsa mendjen e kishte te gruaja e cila pritet të lind së shpejti.

“Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua shumë. Ka katër vite që nuk luftoj atje. Shpresoj që gruaja ime ende nuk ka lindur, sepse ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ju dua”, përfundoi Marku.

Të fundit

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Lajme të tjera

Web TV