Horoskopi për ditën e hënë, 22 nëntor 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Jini të kujdesshëm me veprimet dhe lëvizjet që bëni. Ngacmimet e paqëllimshme mund të ndikojnë tek marrëdhëniet tuaja me disa persona të afërt. Më mirë të shikoni punën tuaj nesër. Shkoni në kinema ose bëni ndonjë gjë tjetër argëtuese.

Demi
Do të jeni plot shpirt dhe energji. Telefononi një mik dhe nisni të festoni. Lavdia mund t’iu bëjë të pakujdesshëm ndaj rrezikut që ju kanoset në të ardhmen! Por mos u trembni. Kjo nuk do të thotë se do të lëndoheni nga një person. Shëndeti mund të ndikohet nga konsumimi i ushqimeve, të cilat stomaku juaj nuk i tret.

Binjakët
Dita do të jetë e kënaqshme për ju, por ka një mundësi që të fiksoheni drejt një gjëje pak të rëndësishme. Kjo do t’iu marrë vëmendjen. Është koha për të parë pikturën e plotë dhe jo për t’u marrë më me gjëra të vogla.

Gaforrja
Ka shumë mundësi që dita të jetë shumë e zënë për ju. Mund të ketë vizitorë që do t’iu takojnë. Kjo mund të jetë koha për të rinovuar diçka tek puna ose shtëpia. Edhe pse do të jeni shumë aktiv gjatë ditës, do të shijoni çdo minutë që kalon.

Luani
Mund të mbusheni me dizinformacione nesër. Është shumë e rëndësishme që t’i besoni gjykimit dhe arsyetimit tuaj. Mos dëgjoni dhe mos u influenconi nga të tjerët. Mundohuni të gjeni të vërtetën në mënyrën tuaj. Ko do t’iu çojë drejt destinacionit më të mirë. Së shpejti mund të keni plane për pushime.

Virgjëresha
Do të jeni shumë aktivë mendërisht me plot ide të reja dhe inspirim. Do të vini me plane të reja në mënyrë konstante. Realizmi i këtyre planeve do të jetë shumë i lehtë. Por problemi i vetëm është se do të jeni të tejmbushur nga idetë e reja.

Lexo edhe :  A është shenjë diabeti nëse ju flihet gjumë direkt pas ngrënies?

Peshorja
Dita do të shënohet me luhatje të humorit. Por nesër do t’iu buzëqeshë fati sa i përket pasurisë. Ka shumë mundësi të keni përfitime materiale. Fati i mirë tek financat fatkeqësisht nuk do të zgjasë shumë.

Akrepi
Nesër mund të shijoni jetën profesionale dhe atë familjare. Do të jeni të sjellshëm me njerëzit që iu rrethojnë. Mund të gjeni një burim tjetër të ardhurash. Gjithashtu
planifikoni që të rinovoni shtëpinë ose zyrën.

Shigjetari
Do të keni vlerësime pas punës së madhe që do të bëni. Respekti i njerëzve ndaj jush do të rritet. Mbimendimet ju lodhin dhe për shkak të punës së madhe do të humbi disa momente familjare.

Bricjapi
Do të jeni të kënaqur në punë. Mund të planifikoni një udhëtim të shkurtër që lidhet me punën, por jo vetë kaq. Mund të planifikoni edhe një udhëtim të gjatë. Gjithashtu ka mundësi që të vizitoni një vend fetar për të ruajtur paqen e brendshme. Më të vjetrit do t’iu tregojnë rrugën e duhur. Kjo do ju japë pamjen e qartë për sa përket arritjes së qëllimeve tuaja.

Ujori
Duhet të jeni të përgatitur për t’u përballur me sfidat që po vijnë. Bëhuni gati të
shpjegoni çfarëdolloj gjëje që po ju pyesin. Përpjekjet do të zgjasin pak, por kjo do të vendosë themelet për një progres në të ardhmen.

Peshqit
Nesër mund të bëheni emocionalë mbi disa çështje që kërkojnë të jeni praktikë. Emocionet mund t’iu nxisin të kaloni disa linja.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV