Krijohet çifti i parë në BBV? Sarah dhe Pajtimi shkëmbejnë puthjen e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhënia mes dy banorëve të “Big Brother VIP”, Sarah Berisha dhe Dj PM, është me shumë ulje e ngritje. Në një moment duken shumë të afërt dhe më pas duket se afrimiteti i tyre merr një rrjedhë krejt ndryshe.

Duket pas refuzimit për një darkë romantike që Pajtimi i bëri mbrëmjen e djeshme Sarah, ka ardhur edhe puthja e shumëpritur.

Pavarësisht se blogerja e njohur ka deklaruar herë pas here se nuk donte të lidhej me PM dhe ai deklaroi se ajo nuk ishte femra e duhur për të, tashmë situata është ndryshe.

PM ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Sarah, por ishte kjo e fundit që e bëri hapin e parë dhe e puthi. Pas puthjes ajo e pyet se nëse nuk i pëlqeu dhe Pajtimi thotë se “ishte e papritur”.

 

 

Sarah i thotë nga ana tjetër se iu duk moment i përshtatshëm. Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në “Big Brother Vip” do të krijohet çifti i parë.

Të fundit

Video/ Plas grushti mes deputetëve në Parlament

Ditën e djeshme, ligjvënësit gjeorgjianë u përplasën në parlament, ndërsa ligjvënësit e partisë në pushtet dukeshin të vendosur të...

OKB publikon raportin: 90 përqind e ndërtesave në Gaza janë shkatërruar

Qendra Satelitore e Kombeve të Bashkuara, (UNOSAT), ka bërë me dije se nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se rreth 90 për qind...

Me konkurrentë nga e gjithë bota/ Tirana Film Office përzgjidhet në 5 më të mirët

Tirana Film Office është zyrtarisht pjesë e finalistëve të “Global Production Award”, në kategorinë Emerging Location Award (sponsorizuar nga Dallas Film Commission)! Me vende konkurrente...

‘Çmendet’ moti/ Rrufetë dhe shirat e dendur ‘bëjnë namin’ në këtë vend

Rrufetë dhe shirat e dendur kanë vrarë të paktën 49 njerëz në të gjithë Pakistanin në tre ditët e fundit, thanë zyrtarët, ndërsa autoritetet...

“Donte të më arrestonte Ina Rama”/ Meta rrëfen bisedën me Berishën: I thashë doktorit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar një bisedë me Sali Berishën, të ndodhur disa vite më parë kur prokurore e përgjithshme...

Lajme të tjera

Web TV