“Për vettingun presim përgjigje urgjente”/ Balla pro kërkesës së prokurorëve të SPAK-ut për mandat të përjetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh optimist për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, e cila është një nga kërkesat e opozitës. “Barazi mes anëtarëve dhe të drejtë vetoje”- tha Balla.

Për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, Balla theksoi edhe njëherë tjetër se është i domosdoshëm. “Unë nuk dua të bëj debat më për këtë çështje, as deklarata që nuk i vlejnë nevojës që ka Kuvendi për ta shqyrtuar, kjo i takon komisionit të ligjeve, legjislacionit dhe “Venecias” për të dhënë një opinion urgjent dhe mesa jam informuar e ka parashikuar për ditët e para të dhjetorit. Le t’i shmangim diskutimet në publik. Është domosdoshmëri”, tha ai.

Balla u shpreh pro kërkesës së prokurorëve të SPAK-ut që duan mandat të përjetshëm, por theksoi se ky është mendimi i tij dhe jo i grupit dhe se cështja duhet diskutuar dhe për këtë sipas tij ka kohë.

“Mos harrojmë që bëhet fjalë për një ndryshim kushtetues. Nuk ka një depozitim me firma deputetësh që janë i vetmi instrument që e fusin në procedurë. Koha në dispozicion është e mjaftueshme, pasi asnjëri nuk është në fund të mandatit, por në fillim.

Do të kemi kohë, do ta diskutojmë. Si një deputet i thjeshtë në këndvështrimin tim, mendoj që kjo është një çështje që meriton të vlerësohet po të nisemi nga ecuria e deritanishme dhe pse të mos mbështetet. Por nuk dua të hyj në diskutim për këtë cështje, pasi nuk ka një nisëm”, deklaroi ai.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV