“Babai im nuk ishte njeri i mirë”/ Rrëfehet Ermal Meta: Kisha një familje të tmerrshme

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ermal Meta, këngëtari shqiptar që padiskutim ka korrur sukses në Itali së fundmi ka dhënë një intervistë për “Corriere dela Sera”, ku ka folur për këngën e re të lançuar prej tij “Milano non esiste”, por jo vetëm.

I pyetur për një kauzë të mbështetur prej tij që garanton të drejtat e komunitetit LGBTQ, Meta tha se ka ende për të bërë. Sipas tij edhe përse familjet janë tradicionale të drejtat për këtë komunitet duhet të garantohen, teksa ka folur edhe për familjen e tij. Këngëtari shqiptar thotë se familja e tij ishte tradicionale, ndërsa për babain e tij ka rrëfyer se nuk ishte njeri i mirë.

“Ka ende shumë për të bërë për të drejtat civile, disa personazhe kanë thënë shumë budallallëqe, arsyen pse nuk e kam idenë. Familjet mund të jenë ose jo tradicionale. Ajo që nevojitet është dashuria: Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe. Pra, mendoni për fëmijët e dhunuar ose gratë që vuajnë dhunën”, tha Meta.

Këngëtari shqiptar është ka folur edhe për koncertin e mbajtur në stadiumin e Tiranës.

“Shqipëria ka kaluar një kohë të vështirë. Kur isha i vogël ishte e ndaluar të dëgjoja muzikë të huaj, regjimi kishte frikë nga ajo që vinte nga jashtë, aq sa për të thënë “kazino” thoshim “Amerikë”. Kur mbërritëm në Pulia më kujtohen rrugët e mëdha dhe të drejta, sepse në Shqipëri ishin të gjitha kthesa, për të mos zbarkuar armiqtë”, tha ai.


Të fundit

“Babai im nuk ishte njeri i mirë”/ Rrëfehet Ermal Meta: Kisha një familje të tmerrshme

Ermal Meta, këngëtari shqiptar që padiskutim ka korrur sukses në Itali së fundmi ka dhënë një intervistë për "Corriere...

Rrallë del në media/ Bashkëshorti i kancelares Angela Merkel ‘kritikon’ gjermanët

Joachim Sauer, bashkëshorti i kancelares gjermane Angela Merkel, i dha fund sot heshtjes duke “kritikuar” gjermanët që janë skeptikë të vaksinohen kundër coronavirusit. “Është befasuese...

“Shoferin e zuri gjumi!”/ I mbijetuari nga tragjedia në Bullgari rrëfen momentet e betejës me flakët

Një prej të mbijetuarve të aksidentit të rëndë në Bullgari ka rrëfyer për emisionin “Zona Zero” momentet e tragjedisë. Sipas tij, shkaku i aksidentit ishte...

5 vite nga Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA: Nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur! Mirënjohës për ata që e kanë...

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka mbledhur përfaqësues të shtetit shqiptar që kanë punuar dhe kontribuuar për reformën në drejtësi. Në një postim në...

Raportonte vdekjen e 46 shqiptarëve/ Spikerja s’mban dot lotët në transmetim LIVE (Video)

Një spikere e Alsat nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa jepte lajmin për tragjedinë e rëndë që ndodhi sot në Bullgari ku humbën...

Lajme të tjera

Web TV