Aksidenti tragjik me 45 viktima në Bullgari/ Dyshohet se në autobus kishte 30 mijë fishekzjarre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkak i zjarrit që shpërtheu pas aksidentit të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, mund të ketë qenë prania e 30 mijë fishekzjarrëve. Kështu shkruajnë mediat vendase dhe ajo britanike Daily Mail. Zjarri që përfshiu autobuzin ishte aq i fortë sa shumica e viktimave u dogjën, sa trupat e tyre nuk mund të identifikoheshin.

Hetimet fillestare thonin se zjarri kishte nisur në anën e përparme të mjetit pas shpërthimit të fishekzjarreve, sipas agjencisë maqedonase Infomax, por konfirmimi ende nuk ka ardhur nga autoritetet. Katër vende të Ballkanit kanë shpallur ditë zie për tragjedinë.

Të mbijetuarit në aksident raportojnë se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë dhe se më pas kishte filluar të përhapej tymi dhe zjarri në autobus.Aksidenti do të hetohet nga Shërbimi Kombëtar i Hetimit (NSS) në Bullgari dhe është nën mbikëqyrjen e posaçme të Prokurorisë së Apelit të Sofjes dhe Prokurorisë së Lartë të Kasacionit.

Të fundit

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV