“Ceni i Shijakut”, mjeku shqiptar që shëroi mbi 700.000 pacientë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Të gjithë shqiptarët i kanë njohur ose kanë dëgjuar për dy mjekët e famshëm popullorë, Cenin e Shijakut dhe Cenin e Tiranës.

“Ceni i Tiranës”, mjeku Pëllumb Bulku ai që trashëgoi zanatin e babait të tij (Cenit të Shijakut) ishte i ftuar disa kohë më parë në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, nga ku tregoi më tepër për humanizmin e të atit.

“Babai im e filloi punën që në moshën 14-vjeçare me bagëti. Arriti ta perfeksionojë mirë profesionin në 2-3 vitet e para dhe menjëherë u hodh në shërbim të njerëzve.

Këtë dhunti që e mori prej Zotit ai e përdori me sukses tek njerëzit, por me plagë nuk punoi asnjëherë.

Shumë shpejt ai u bë i njohur në gjithë Shqipërinë. Ai mori emër sepse iu përkushtua me humanizëm kësaj pune.

Ai punonte vetëm me fasho dhe karton. Klinikën e parë babai im e ndërtoi në shtëpi, ne kishim një dhomë në shtëpi që prisnim pacientët.

Numri i pacientëve ka arritur deri në 120 në ditë.

Zanatin e tij nisa ta mësoj herët. Në moshën 14 vjeç e kam nisur edhe unë, po ashtu edhe vajza ime e ka nisur 14 vjeç.

Unë isha ndihmës i babait dhe kisha punuar shumë me të. Më vinin shumë nxënës, në fillim për gjëra të vogla, por më vonë u perfeksionova edhe unë.

Babai e kishte ëndërr që unë të vazhdoja shkollën për mjekësi dhe ashtu ndodhi, pasi mbarova të mesmen më çuan për mjekësi.

Ai ishte njeri i betuar se nuk do të merrte shpërblime me lekë apo materiale, mjaftohej vetëm me fjalën faleminderit.

Në duart e tij kanë kaluar mbi 700.000 pacientë. Në 60 vjet të punës së tij shtëpija jonë ka qenë gjithnjë e hapur.

Lexo edhe :  Gjyqi i Nurembergut, u dënuan 24 ushtarakë të lartë nazist

Tek babai im ka patur edhe pacientë të huaj. Pas vitit 90 iu dha “Titulli qytetar nderi” dhe më pas “Nderi i qytetit të Durrësit””, rrëfeu Pëllumb Bulku./ Monitor


Të fundit

Dalin pamjet e ekzekutimit në Astir/ Momenti kur Erigers Mihasi e miku i tij qëllohen për vdekje (Video)

Këto janë pamjet e atentatit të 13 nëntorit në zonën e Astirit në Tiranë, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari...

Skandali i gjinekologut/ Kryente marrëdhënie me gratë për t’u “shëruar infeksionin”, gazetari e kap mat (Foto)

Një doktor italian që nisi të njihej ndryshe si “Dr. Flauti Magjik” është demaskuar si mashtrues pas prendimeve se ofronte të bënte seks me...

Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, plagoset një person

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë. Mësohet se një automjet tip ‘Land Rover’ me...

“Ceni i Shijakut”, mjeku shqiptar që shëroi mbi 700.000 pacientë

Të gjithë shqiptarët i kanë njohur ose kanë dëgjuar për dy mjekët e famshëm popullorë, Cenin e Shijakut dhe Cenin e Tiranës. “Ceni i Tiranës”,...

Champions League/ Inter triumfon në Meazza ndaj Shakhtar, zikaltrit drejt kualifikimit (Video)

Inter ka marrë një fitore me shumë vlerë sot ndaj Shakhtarit. Zikaltërit mundën me rezultatin 2-0 Shakhtarin duke marrë kështu dhe kreun e grupit. Edin...

Lajme të tjera

Web TV